By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkupi nis përgatitjet për autobusët elektrikë: ja kur priten grupet e para
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkupi nis përgatitjet për autobusët elektrikë: ja kur priten grupet e para
Maqedoni

Shkupi nis përgatitjet për autobusët elektrikë: ja kur priten grupet e para

admin
Last updated: 19/09/2026 18:57
By admin 3 Min Read
Share
default
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – Shkupi ka nisur përgatitjet për ardhjen e 100 autobusëve të rinj elektrikë, ndërsa paralelisht po punohet për itineraret, instalimin e karikuesve dhe sigurimin e kapacitetit më të madh elektrik në bazën e autobusëve në Autokomandë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se përgatitjet po zhvillohen në përputhje me afatet e prodhimit dhe dorëzimit, në mënyrë që autobusët të mund të hyjnë në qarkullim menjëherë pas mbërritjes.

Një nga ndërhyrjet kryesore është në Autokomandë, ku duhet të sigurohet furnizim më i fuqishëm me energji dhe kapacitet më i madh për karikimin e autobusëve.

Gjorgjievski hodhi poshtë pretendimet se autobusët tashmë janë prodhuar dhe se Shkupi ka mbetur prapa me përgatitjet infrastrukturore.

“Ekziston një afat për dorëzim. Autobusët nuk mund të jenë gati menjëherë pasi të përfundojë prokurimi publik”, deklaroi ai, duke theksuar se infrastruktura duhet të përgatitet paralelisht me prodhimin.

Prokurimi i Ministrisë së Transportit parashikon 150 autobusë elektrikë dhe 75 stacione karikimi. Prej tyre, 100 autobusë janë të destinuar për Shkupin, ndërsa 50 për komuna të tjera.

Pas anulimit të tenderit të parë në maj, procedura u përsërit. Në tenderin e ri, oferta më e ulët, me vlerë rreth 3,12 miliardë denarë pa TVSH, u dorëzua në korrik nga kompania hungareze “IKARUS Electric” dhe EVN. Në garë kishte katër ofertues, ndërsa dy oferta plotësuan kushtet për ankandin elektronik.

Autobusët do të dorëzohen në tri faza: 30 brenda gjashtë muajve, 60 brenda 12 muajve dhe 60 të tjerë brenda 18 muajve.

Për Shkupin, shpërndarja e saktë e autobusëve sipas fazave ende nuk është bërë publike. Flota e re është pjesë e planit për modernizimin e transportit publik, krahas projekteve për BRT dhe trenin e qytetit.

Gjorgjievski ka njoftuar më herët se aktivitetet në terren për BRT pritet të nisin në vitin 2027.

Tashmë sfida kryesore është që karikuesit, furnizimi me energji dhe depot të jenë gati përpara mbërritjes së autobusëve të parë, në mënyrë që ata të mund të futen menjëherë në qarkullim.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tearca feston Ditën e Groshës, Daut Memishi: Të ruajmë traditat dhe të mbështesim fermerët
Next Article Saranda Imeri Stafai: Ali Ahmeti, nga të vjen siguria se Grubi do të lirohet? Po ndikimi i tij në rastin Mijallkov?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?