By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë
Shqipëri

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë

admin
Last updated: 12/11/2024 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjatë zhvillimit të COP29, në Baku, Azerbajxhan u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe Masdar, gjigandit të Emirateve të Bashkuara, për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje në rrjetet sociale nga nënshkrimi i marrëveshjes, teksa thekson se, kjo kompani do të investojë në Shqipëri dhe rajon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë marrëveshje nga më të rëndësishmet në sektorin energjetik me ndikim të gjerë në rajon.

Në një prononcim të saj, Balluku tha se, “Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, përveç të gjitha paneleve ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100% energji të rinovueshme, sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar”.

“Kjo kompania emiratase operon prej kohësh në Ballkan, por tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, tha Balluku.

Përfaqësuesi i kompanisë Masdar vuri në dukje se, “si një lider global në energjinë e rinovueshme Masdar është krenar që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shqipërinë,në veçanti me KESH-in”.

“Kemi krijuar një partneritet të përbashkët dhe po zhvillojmë projekte të energjisë së rinovueshme në vend”, theksoi ai.

Sipas tij, Masdar është shumë aktiv në rajonin e Ballkanit.

“Në fakt jemi një nga kompanitë më të mëdha të energjisë së rinovueshme në botë. Jemi të lumtur të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare dhe KESH për këtë projekt strategjik i cili do të shfrytëzojë burimet e jashtëzakonshme të energjisë së rinovueshme që Shqipëria ka. Presim të punojmë për ecurinë e këtij projekti”, u shpreh përfaqësuesi i Masdar.

Ministrja Balluku e e mbylli mesazhin e saj, duke cilësuar  këtë të sotmen një ditë të rëndësishme pasi siç tha ajo, “energjia dhe ekonomia e rinovueshme janë prioritet kryesor për Shqipërinë”.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj: Mbështetje çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Next Article PD denoncon në SPAK deputetin e PS Anduel Tahiraj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?