By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtëpia e Bardhë nis transmetimin online “Trump TV”, përshkallëzohet përplasja me mediet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shtëpia e Bardhë nis transmetimin online “Trump TV”, përshkallëzohet përplasja me mediet
Bota

Shtëpia e Bardhë nis transmetimin online “Trump TV”, përshkallëzohet përplasja me mediet

admin
Last updated: 22/09/2026 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 22 shtator, argument.mk/ – Shtëpia e Bardhë ka hapur një kanal të saj të transmetimit online, të quajtur “Trump TV”, në një kohë kur përplasja mes administratës së presidentit Donald Trump dhe medieve të mëdha amerikane është përshkallëzuar.

Kanali nisi transmetimet dje në mbrëmje. Fillimisht, ai transmetoi fjalime të Trump dhe pamje nga manovrat ushtarake amerikane, të shoqëruara me komente që vlerësonin aftësitë e forcave të armatosura.

Në një postim në rrjetin X, Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi do të jetë 24 orë në ditë, duke përfshirë, momente nga e kaluara, njoftime dhe informacionet më të fundit nga administrata, të gjitha në një kanal.

Në fillim, kanali nuk transmetoi programe të prodhuara posaçërisht apo emisione të gazetarisë. Shtëpia e Bardhë prej kohësh transmeton drejtpërdrejt në internet daljet publike të Trumpit.

Lançimi i “Trump TV” vjen pasi Trump njoftoi të premten se po u hiqte aksesin në Shtëpinë e Bardhë gazetarëve të CNN, MS NOW dhe “Politico”.

Kjo e përshkallëzoi një konflikt që ka zgjatur prej kohësh mes presidentit dhe medieve.

Trump i ka akuzuar këto media se publikojnë “lajme të rreme”. Kritikët e kanë cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të frikësuar mediet dhe si një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Të tre mediet paditën dje administratën amerikane, duke argumentuar se veprimet e saj kërcënojnë lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për gazetari të pavarur, pa ndërhyrje nga qeveria.

Edhe media të tjera të mëdha amerikane reaguan duke reduktuar mbulimin mediatik të aktiviteteve të presidentit.

“The New York Times”  dhe “The Washington Post” reduktuan gjithashtu dje përdorimin e fotografive të Trump, në shenjë proteste.

Ndryshimet patën efekt të menjëhershëm. Gjatë një aktiviteti dje për mediet, Trump foli për disa minuta, por zëri i tij nuk u dëgjua në transmetimin online të Shtëpisë së Bardhë.

Gazetarët e medieve të mëdha nuk ishin të pranishëm me kamerat dhe mikrofonat e tyre, siç ndodh zakonisht.

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article G7 dënon sulmet e rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, i kërkon Iranit t’i japë fund mbështetjes
Next Article SHBA: Të gjitha linjat ajrore të Iranit do të mbyllen në të gjithë botën deri më 23 shtator
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?