By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shumë pak shkolla e çerdhe janë pajisur me aparatet për pastrimin e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Shumë pak shkolla e çerdhe janë pajisur me aparatet për pastrimin e ajrit
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Shumë pak shkolla e çerdhe janë pajisur me aparatet për pastrimin e ajrit

admin
Last updated: 13/11/2024 22:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Janë të pakta shkollat dhe çerdhet të cilat brenda objekteve të tyre kanë të vendosura aparate për pastrimin e ajrit. Komuna e Kisella Vodës ka 8 shkolla fillore dhe 2 periferike. Të gjitha klasat e këtyre objekteve thuajse janë pajisur me aparate për pastrimin e ajrit duke bërë që shëndeti i fëmijëve të përmirësohet dukshëm

“Në shumicën e klasave, pastruesit tashmë janë vënë në funksion, presim që pjesa tjetër e pastruesve të mbërrijë në dhjetë ditët e ardhshme, që do të thotë se praktikisht diku mendoj se rreth 220 klasa në territorin e komunës së Kisella Vodës do të pajisen plotësisht me pastrues ajri.. Nga ajo që bisedojmë me profesorët por edhe me përkëdhelëset në kopshte, mund të themi se janë të kënaqur. E gjithë kjo ndikon në shëndetin e fëmijëve, ata sëmuren më pak, më pak fëmijë do të mungojnë në shkollë”, deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar I Komunës Kisella Voda.

Nga Komuna e Çairit thanë se për momentin është në përfundim vendosja e paneleve fotovoltaike për të vazhduar më pas me vendosjen e pajisjeve për pastrimin e ajrit.

“Si komunë e Çairit kemi filluar burime të tjera të kërkojmë të cilat janë më të pastëra dhe kemi bërë shumë invetsime duke vendosur panele fotovoltaike në çdo shkollë. Pas këtyre hulumtimeve ne do të ulemi me sektorin e Arsimit dhe stafin tim për të menduar për hapa të tjerë. Të investojmë në ato aparate të cilat e filtrojnë ajrin brenda për brenda që normal gjatë aktiviteteve që i kryejnë nxënësit tonë të kenë mundësi që të thithin ajër të patër”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Përveç në shkolla dhe çerdhe, Komuna e Kisella Vodës ka vendosur edhe 5 pastrues të ajrit në ambient të jashtëm, në vendet më frekuente ku ka lëvizje më të madhe të makinave. Ndërsa Shkupi radhitet ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë, prania e madhe e grimcave PM në ajër ndihet jo vetëm në kryeqytet, por pothuajse në të gjitha qytetet. Rreziku i ajrit të ndotur qëndron pothuajse po aq në ambiente të mbyllura sa edhe jashtë, tha ditë më parë rektori i universitetit “Goce Delçev” në Shtip, Dejan Mirakovski duke prezentuar rezultatet e analizës që ka të bëj me cilësinë e ajrit në ambient të brendshëm, në shkolla dhe çerdhe.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendës ministrja Zekolli Shaqiri mori pjesë në konferencën e UNECE për Transportin në Gjenevë
Next Article Interesimi për zanat në vend gjithnjë e më i ulët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?