By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe kongresi i Manastirit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe kongresi i Manastirit
Opinione

Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe kongresi i Manastirit

admin
Last updated: 24/11/2025 12:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Ben Blushi

Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm.

Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi.

Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe.

Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament.

Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin.

Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione.

Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në një bashkësi politike ishte gjuha.

Prandaj vendimi i Kongresit të Manastirit është akti i parë pro evropian që ka marrë elita shqiptare që nga vdekja e Skënderbeut.

Që të kuptohet sa i guximshëm ishte ky vendim duhet kujtuar se vetë Turqia, vendi që na kishte pushtuar për 500 vjet e ndryshoi alfabetin e vet nga arab në latin në vitin 1928, 20 vjet më vonë se Shqipëria.

Në një kuptim provinca udhëhoqi edhe Perandorinë e saj. Siç ndodh edhe sot dhe siç nuk mund të mos ndodhte, në Kongresin e Manastirit kishte një pakicë që kërkonte që shqipja të shkruhej me alfabet arab.

Këta ishin islamikët shqiptarë, mbeturina të të cilëve ka ende sot nëpër Shqipëri.

Për fat të mirë aty u ndanë myslimanët dhe islamikët.

Shumë hoxhallarë të ndritur dhe patriotë myslimanë u bashkuan me Gjergj Fishtën, Mit’hat Frashërin, Luigj Gurakuqin dhe Ndre Mjedën për të votuar pro shkronjave latine.

Myslimanët zgjodhën Shqipërinë, islamikët zgjodhën Islamin.

Të parët zgjodhën Perëndimin, të dytët Lindjen.

Imagjinoni për një çast sikur islamikët të kishin fituar.

Ndoshta Shqipëri nuk do kishte, gjuha shqipe do ishte një variant arab dhe gjithë kultura jonë do ishte primitive e deformuar dhe shumë e varfër.

Mund të mos kishim fare letërsi, art dhe filma.

Në vend të shqiponjës, në flamur do kishim një syre nga Kurani, siç vërtet ka pasur shumë islamikë që e kanë kërkuar me zell të madh.

Kongresi i Manastirit e ndau Shqipërinë nga Perandoria Osmane që është fatkeqësia më e madhe e historisë sonë.

Të gjithë ata që thonë se Perandoria Osmane na shpëtoi nga asimilimi sepse nuk u bëmë grekë apo serbë janë islamikë të mjerë.

Kjo është një tezë e shëmtuar që justifikon pushtimin dhe ata që janë me pushtimin janë edhe më të kqëqinj se vetë pushtuesit.

E kundërta është e vërtetë.

Shqipëria u copëtua padrejtësisht nga fqinjët serbë dhe grekë sepse u konsiderua një Turqi e vogël e cila e humbi luftën bashkë me Perandorinë Osmane.

Kur rrëzohen, Perandoritë thyhen si copa pasqyrash të mëdha, duke marrë me vete dhe vazot e vogla përreth.

Ky është rasti jonë.

Ne ramë bashkë me vetratën dhe u thërmuam.

Nëse nuk do kishte ndodhur kështu, sot Kosova do ishte Shqipëri bashkë me gjysmën e Maqedonisë, Janinën, dhe një pjesë të Malit të Zi.

I humbëm këto territore si bashkëpuntorë të një Perandorie humbëse dhe primitive e cila e shkretoi Shqipërinë në mënyrën barbare.

Evropa e pranoi dhe e certifikoi ndarjen tonë duke na paragjykuar padrejtësisht si osmanë.

Kjo është e vërteta e hidhur e historisë sonë.

Stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi ishte njëri nga 50 delegatët e Kongresit të Manastirit.

Kur mendoj se ai ishte një djalë 25 vjecar që votoi kundër Perandorisë Osmane mbushem me krenari.

Një vit më vonë turqit ia morrën hakun dhe e sakatuan në Elbasan, kur zbuluan se ai ishte pjesë e një shoqërije sekrete që po organizohej për të marrë armët kundër tyre.

Duke rikujtuar të parët e mi më vjen mirë të them se gjithmonë kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë.

Kemi qenë gjithmonë kundër pushtuesve.

Kjo është dhe dita për t’i kërkuar shtetit shqiptar të bëjë ç’mos për ta marrë në administrim godinën e Kongresit të Manastirit që ndodhet e rrënuar në Bitola të Maqedonisë.

Ajo godinë na takon. Aty është historia jonë. Aty është muzeu i qëndresës sonë.

Aty do punoja si ciceron për t’i mësuar të rinjve se si Shqipëria lindi nga shkronjat.

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VW restauron furgonin që i mbijetoi zjarreve shkatërruese në Kaliforni
Next Article Rama, Blushi dhe Romani i “famshëm”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?