By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova në takim me alumni të Universitetit të Harvardit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova në takim me alumni të Universitetit të Harvardit
Maqedoni

Siljanovska-Davkova në takim me alumni të Universitetit të Harvardit

admin
Last updated: 27/10/2026 11:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zhvilloi një takim me alumni të Universitetit të Harvardit, të cilët po qëndrojnë në vend në kuadër të udhëtimit studimor nëpër vendet e Ballkanit.

Gjatë bisedës, mysafirët e njohën presidenten me vizitat e deritanishme në rajon dhe me qëndrimin e tyre në vend, në kuadër të të cilit u njohën me monumentet kulturore dhe historike, si dhe me zhvillimet bashkëkohore shoqërore.

Presidentja përshëndeti dhe falënderoi për interesimin e tyre për të kaluarën dhe të tashmen tonë, si edhe për mendimin e saj profesorik dhe politik mbi çështjet kyçe, duke theksuar se vizita të tilla janë një mundësi e çmuar për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, verifikimin e qëndrimeve personale dhe mësimin nga njëri-tjetri.

Ajo paraqiti pikëpamjet e saj lidhur me krizën botërore të sigurisë, ekonomisë dhe energjisë, por edhe me krizën etike dhe morale, me theks të veçantë në atë evropiane, duke paralajmëruar për rrezikun real të thellimit të ndarjeve të brendshme mbi baza të ndryshme, si dhe të konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare për shkak të multipolaritetit në rritje, por edhe të tendencave gjithnjë e më të theksuara autoritare dhe oligarkike, madje edhe në shtete me traditë shekullore demokratike. Ajo gjithashtu foli për militarizimin e përshpejtuar dhe margjinalizimin e organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja, të krijuara në frymën e multilateralizmit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mysafirëve mbi arsyet e protestave të dhunshme në shumë vende, ajo vuri në dukje cenimin e karakterit social të shumë shteteve në kushtet e krizës në rritje, thellimin e hendekut ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, si dhe rritjen e dukshme të apatisë, mungesës së shpresës dhe dhunës, veçanërisht te të rinjtë.

Duke theksuar rëndësinë e kontakteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, presidentja vuri në pah kapacitetin arsimor, shkencor dhe profesional të diasporës maqedonase, si një potencial zhvillimor i pamjaftueshëm i shfrytëzuar.

Si profesoreshë universitare, ajo theksoi vlerën e dialogut akademik në zgjerimin dhe testimin e njohurive, zbulimin dhe diagnostikimin e gjendjeve, si dhe në tejkalimin e problemeve.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Levica kërkon që Maqedonia ta mbështesë rezolutën vjetore të OKB-së për Kubën
Next Article Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?