By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova: Nuk do të kisha asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese nëse ato kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës, janë të nevojshme garanci
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova: Nuk do të kisha asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese nëse ato kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës, janë të nevojshme garanci
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Nuk do të kisha asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese nëse ato kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës, janë të nevojshme garanci

admin
Last updated: 27/02/2026 16:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Kam dëgjuar shumë herë për momente që duhen shfrytëzuar, dhe momenti tani lidhet me hyrjen e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Nuk do të kisha asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese nëse ato vërtet janë dispozita që lidhen me kriteret e Kopenhagës ose, nëse doni, në këtë rast, me tejkalimin e diskriminimit ose garantimin e të drejtave të pakicave – deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratën e raportuesit për Maqedoninë e Veriut në PE, Tomas Vajc, se vendi duhet të shfrytëzojë momentin dhe të votojë për ndryshimet kushtetuese për të filluar negociatat me BE-në, presidentja e theksoi qëndrimin për garancitë.

“Po, e dëgjova zotin Vajc, por unë gjithashtu kam memorie. Kam dëgjuar shumë herë për momente të tilla që duhen shfrytëzuar. Në të vërtetë, momenti ekziston tani sepse lidhet edhe me anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë. Sigurisht, në sistemin e ndarjes së pushteteve, nuk guxoj të jap këshilla nëse dhe kur duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese. Kushtetuta është e qartë se deputetët përfaqësojnë qytetarët dhe votojnë sipas bindjeve të tyre. Përveç kësaj, do ta përsëris atë që e kam thënë shumë herë, ne jemi mbajtës rekordesh në ndryshimet kushtetuese. Gjithashtu, edhe këtë herë kërkohet një ndryshim kushtetues. Qëndrimi ynë është për domosdoshmërinë, domosdoshmërinë e garancive dhe se nuk do të ketë një moment të ri, shumë të përshtatshëm përsëri, dhe një kërkesë tjetër për ndryshime kushtetuese. Nuk do të kisha asgjë kundër ndryshimeve kushtetuese nëse ato vërtet kanë të bëjnë me dispozita mbi kriteret e Kopenhagës ose, nëse doni, në këtë rast, për tejkalimin e diskriminimit ose garantimin e të drejtave të pakicave”, tha Siljanovska-Davkova.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, kujtoi ajo, bën pjesë në kategorinë e kushtetutave me garanci të forta të të drejtave të pakicave, gjë që nuk është rasti me shumë kushtetuta të tjera, dhe ndoshta as me shumicën e kushtetutave të shteteve anëtare të BE-së.

Në pyetjet për paralajmërimet për anëtarësim në BE pa të drejtë vote, Siljanovska-Davkova tha se nuk mund të komentonte mbi idetë që kishte dëgjuar nga politikanë të lartë të BE-së dhe ngapërfaqësues të tink-tenk organizatave.

“Situata aktuale është sipas akteve të BE-së. Shtetet anëtare kanë të njëjtin status, kanë të drejtën e vetos, vendimet e rëndësishme merren me konsensus. Kur një propozim i tillë të vihet në tryezë, atëherë do ta mendoj ose do të përgjigjem”, tha ajo.

Siljanovska-Davkova, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, theksoi se me atë që kemi bërë gjatë gjithë këtyre dekadave, meritojmë edhe ne të hyjmë në grupin e vendeve me të cilat do të diskutohet edhe mënyra aktuale e hyrjes në BE dhe ndoshta disa modalitete.

Begaj tha se, ashtu si presidentja jonë, nuk mund të komentojë për diçka që nuk e ka parë si dokument dhe beson se si vende që janë pjesë e Evropës, si gjeografikisht ashtu edhe në aspektin e vlerave, duhet të marrim më shumë mesazhe afirmative për anëtarësimin në BE.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2025/2026
Next Article Ministria e Transportit shpalli thirrje për furnizim të 150 autobusëve ekologjikë elektrikë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?