By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska-Davkova priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës, në fokus eurointegrimet dhe bashkëpunimi bilateral
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska-Davkova priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës, në fokus eurointegrimet dhe bashkëpunimi bilateral
MaqedoniTOP LAJM

Siljanovska-Davkova priti kryetaren e Kuvendit të Kosovës, në fokus eurointegrimet dhe bashkëpunimi bilateral

admin
Last updated: 27/10/2026 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti Albulena Haxhiun, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në vend.

Ajo shprehu kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve maqedono-kosovare, të cilat karakterizohen nga dialog i rregullt politik, qëllime të përbashkëta strategjike dhe qëndrime të harmonizuara për çështjet ndërkombëtare.

Siljanovska-Davkova theksoi se fqinjësia e mirë, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe nismat si procesi Brdo-Brijuni kontribuojnë në respekt më të madh, mirëkuptim dhe njohje të Ballkanit Perëndimor si partner kredibil i Bashkimit Evropian.

Presidentja rikonfirmoi mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Ajo ritheksoi se në procesin e anëtarësimit në BE, shtetet duhet të vlerësohen në mënyrë të drejtë, bazuar në kriteret e Kopenhagës.

Si ish-deputete, Siljanovska-Davkova vlerësoi se roli i parlamenteve dhe bashkëpunimi parlamentar janë kyç për thellimin e proceseve demokratike. Ajo inkurajoi vazhdimin e dinamikës pozitive përmes takimeve të rregullta ndërmjet parlamentarëve dhe shkëmbimit të praktikave të mira, veçanërisht në funksion të proceseve eurointegruese.

Haxhiu falënderoi për miqësinë dhe solidaritetin maqedonas të dëshmuar ndër vite. Sipas saj, komuniteti shqiptar në vend ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve. Ajo theksoi se e vlerëson lart kontributin e Maqedonisë për paqen dhe stabilitetin e Kosovës përmes KFOR-it dhe NATO-s, si dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Të dyja bashkëbisedueset përshëndetën përparimin në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, duke theksuar se për këtë është i nevojshëm avancimi i mëtejshëm i lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimi i procedurave doganore.

Bashkëbisedueset shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale politike, duke u pajtuar se pajtimi dhe paraqitja e fuqishme rajonale kontribuojnë në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe në një pozicionim më të mirë ndërkombëtar.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksion i madh inspektues në Karposh: Qindra gjoba për kaos komunal dhe deponi të egra
Next Article Mickoski: Duam një ekonomi, rritjen e së cilës do ta ndiejnë qytetarët dhe investime që krijojnë vende pune të paguara mirë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?