By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesional, akuza ndaj Naskovskit për keqpërdorime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesional, akuza ndaj Naskovskit për keqpërdorime
Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesional, akuza ndaj Naskovskit për keqpërdorime

admin
Last updated: 05/02/2024 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Zoran Pavllovski, akuzon ish-kryetarin e kësaj sindikate, Aleksandar Naskovskin, se ai nuk ka punuar dhe nuk ka luftuar për interesat e ushtarëve, por vetëm për interesat e tij personale. Këtë gjë Pavllovski e arsyetoi me disa dokumente, ku pretendon se Naskovski pas shkarkimit të tij në krye të kësaj sindikate më 5 maj të vitit të kaluar, ka vazhduar të keqpërdorë xhirollogarinë e sindikatës dhe mjetet e anëtarësisë së ushtarëve, andaj ai tani do të ballafaqohet me kallëzim penal, thotë Pavllovski.

“Aleksandar Naskovski publikisht të tregojë dhe t’u sqarojë anëtarëve se çfarë ka bërë me anëtarësimin e tyre prej 100 deri në 300 denarë, respektivisht me 120 mijë denarë në muaj dhe ku janë shpenzuar këto para. Unë si kryetar i SPUP-Shkup do të ngre kallëzim penal në MESO për t’i kthyer të gjitha paratë që ai dhe shokët e tij i kanë tërhequr nga xhirollogaria e sindikatës.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Zoran Pavllovski.

Në dokumentet e publikuara para mediave, Pavllovski pretendon se Naskovski pas shkarkimit të tij, joligjërisht ka hapur një strukturë të re sindikale me të njëjtin emër, por me shtojcën MES në vend MESO, siç është edhe emri i plotë i Sindikatës së Ushtarëve, duke paraqitur edhe ndryshimin në xhirollogarinë e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional SO-Shkup, në kuadër të MESO-s. Naskovski sot nuk ishte i kapshëm për mediat për t’i sqaruar këto akuza.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfundon mbledhja e grupit Bardhi-Berisha, çfarë u diskutua para protestës
Next Article Çmime të reja të derivateve të naftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?