By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata e reshjeve, Vengu në Durrës: Vëmendje maksimale, hidrovori ka funksionuar në kapacitet të plotë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Situata e reshjeve, Vengu në Durrës: Vëmendje maksimale, hidrovori ka funksionuar në kapacitet të plotë
Shqipëri

Situata e reshjeve, Vengu në Durrës: Vëmendje maksimale, hidrovori ka funksionuar në kapacitet të plotë

admin
Last updated: 30/01/2025 15:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Durrës ku ndoqi nga afër angazhimin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura.

Vengu shoqërohej në inspektimin në zonën e ish-Kënetës në Durrësin e ri nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe prefekti i qarkut të Durrësit, Emiljan Jani.

“Pas një situate reshjesh shumë të dendura për më shumë se 12 orë rresht, Durrësi ka njohur një situatë komplekse për sa i përket përmbytjeve”, tha Vengu.

Ai theksoi se, “bashkia do të vijojë punën sa i përket evidentimit të dëmeve”.

Ndërsa kryebashkiakja Sako u shpreh se sot situata në qendër të qytetit dhe kryqëzimet kryesore paraqitet e qetë.

“Problematike, siç kemi vizituar deri tani shumë familje është zona e ish-Kënetës apo e Durrësit të ri, ku ne kemi bërë një bilanc aktualisht sepse ekipet kanë qenë që dje në terren gjatë gjithë kohës dhe grupet e punës të vlerësimit të dëmeve kanë filluar menjëherë punën”, tha ajo.

Ajo tha se, falë edhe ndërhyrjes që është bërë në argjinaturën e Erzenit që ka qenë një problematikë e vazhdueshme, kjo zonë nuk ka pasur problematika.

“Zona e Shkozetit paraqitet me problematika dhe zona e Plazhit, ajo që është më afër shinave apo pjesës së kanalit, por dhe aty kemi grupet”, tha ajo.

Sako theksoi se do të bëhen vlerësimin e dëmeve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ne do të bëjmë vlerësimin e dëmeve dhe më tej do të bëjmë miratimin menjëherë të tyre për të shpërblyer për dëmet që kanë pësuar në banesat e tyre”, tha Sako.

Ministri Vengu theksoi se, “hidrovori ka funksionuar në kapacitet të plotë dhe vijon edhe tashmë të funksionojë në kapacitet të plotë”.

“Prurja dhe aluvionet e ndryshme në disa prej kanaleve kanë krijuar disa zona tampon që po pastrohen”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ministri nënvizoi se, “vëmendja duhet të jetë maksimale që të qëndrojnë mjetet, qoftë mjetet e ndërmarrjeve publike qoftë mjetet e Forcave të Armatosura që i keni në dispozicion”.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Projektligje për qëllime elektorale”, Peleshi i përgjigjet Zhupës: Tymnajë, kalendari kalon procedurë parlamentare
Next Article Konferencë donatorësh me fokus të rinjtë, organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?