By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Projektligje për qëllime elektorale”, Peleshi i përgjigjet Zhupës: Tymnajë, kalendari kalon procedurë parlamentare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Projektligje për qëllime elektorale”, Peleshi i përgjigjet Zhupës: Tymnajë, kalendari kalon procedurë parlamentare
Shqipëri

“Projektligje për qëllime elektorale”, Peleshi i përgjigjet Zhupës: Tymnajë, kalendari kalon procedurë parlamentare

admin
Last updated: 30/01/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi replikoi sot në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila akuzoi mazhorancën se ka futur në kalendar projektligje për qëllime elektorale.

Peleshi theksoi se “është e qartë për të gjithë që parlamenti nuk bën ligje vetëm për një pjesë të shqiptarëve, për një parti apo një tjetër”.

“Ligjet janë për të gjithë shqiptarët. Parlamenti nuk bën ligje për për një periudhë disajavore deri në zgjedhjet e radhës. Nuk shikoj ndonjë tentativë të tillë në kalendarin dhe programin tonë”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur Zhupës, Peleshi theksoi se “aludimi që dëgjuam është i tepërt dhe nuk qëndron”.

“Është thjesht për të përhapur një tymnajë. Siç e dimë të gjithë nuk ka ligj që futet befas në seancë dhe miratohet. Të gjitha ligjet dhe kalendari i punimeve kalojnë në procedurën parlamentare, në komisione ku shqyrtohen. Nëse deputetët e opozitës do të vërejnë në ndonjë prej ligjeve elementë që bie ndesh me Kodin Zgjedhor në lidhje me fushatën parazgjedhore do mbahet qëndrimi në komision. Nuk kemi pse paragjykojmë çdo hap, çdo propozim dhe vendimmarrje”, tha Peleshi.

Duke u ndalur te projektligji për “Paketën e maleve”, Peleshi siguroi se ai nuk synon të shpërndajë grante për fermerët apo socialistët e zonave malore.

“Projektligji i shërben të gjithëve, zonave malore dhe është aty për t’u vënë në zbatim para apo pas zgjedhjeve dhe deri sa të implementohet në vijimësi kjo politikë që nuk është për partinë por është për Shqipërinë”, tha Peleshi.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kalendari i punimeve, Zhupa: Parlamenti po përdoret si aset elektoral
Next Article Situata e reshjeve, Vengu në Durrës: Vëmendje maksimale, hidrovori ka funksionuar në kapacitet të plotë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?