By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata me liqenin e Ohrit alarmante
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Situata me liqenin e Ohrit alarmante
Maqedoni

Situata me liqenin e Ohrit alarmante

admin
Last updated: 03/03/2025 19:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 3 mars – Situata me liqenin e Ohrit po bëhet dita-ditës më alarmante. Pjesë të tëra të vijës së bregut janë të thata. Kjo është më e dukshme përgjatë shëtitores së qytetit në Ohër, ku janë formuar ishuj të vegjël, shkruan Alsat.

Niveli është rreth njëzet centimetra nën mesataren për këtë periudhë të vitit dhe është 693.18 metra mbi nivelin e detit, që është vetëm 8 centimetra mbi lartësinë minimale prej 693.10.

Pronarët e varkave thonë se rajoni i Ohrit është lënë në mëshirën e kohës dhe se për shkak të nivelit të ulët të ujit, mezi i parkojnë varkat e tyre.

“Jo keq, por situata është katastrofike. Nuk e di nëse ka ndonjë përgjegjës që kujdeset për nivelin e ujit të liqenit. Mund të shihni se një metër ka rënë dhe askush nuk merr masa për të rregulluar këtë. Nuk e di nëse ka ndonjë organ përkatës që mund të kujdeset për këtë. Nëse keni dikë ta përmendni, të gjithë kolegët tanë që punojmë këtu do të dëshironim t’i themi, ju lutemi merrni masa të menjëhershme sepse kjo nuk është vërtet normale”, tha Zoran Angelloski – pronar i varkës.

Vite me radhë aktivistët alarmojnë se liqeni i Ohrit po përdoret si rezervuar artificial për prodhimin e energjisë elektrike, gjë që ndikon negativisht në florën dhe faunën brenda tij. Situata ka qenë e tillë gjatë gjithë dimrit, edhe pse liqeni duhet të ishte mbushur me ujë tashmë. Në vitin 2023, liqeni ka marrë pjesë me 3,65% të prodhimit të përgjithshëm vendas të energjisë elektrike ndërsa në vitin 2024 ka marrë pjesë me 2,86%.

“Prioriteti i parë është shfrytëzimi i ujërave për ujitje, pije dhe për nevoja ekonomike kurse prioriteti i katërt është prodhimi i energjisë nga ujërat. Kësaj duhet t’i përgjigjemi siç duhet dhe t’i mbrojmë burimet e ujit sepse siç e shihni, veçanërisht për liqenin e Ohrit, në aspektin turistik, nuk duhet të lejojmë asnjë luhatje të burimeve të ujit të liqenit të Ohrit”, u shpreh Vangell Fustiq – profesor.

Banorët kanë frikë se liqeni i Ohrit mund të pësojë fatin e liqenit të Prespës, i cili po zhduket me shpejtësi nga harta e liqeneve natyrore dhe asnjë qeveri nuk ka gjetur një mënyrë për ta ndihmuar deri më tani. Frika është edhe më e madhe nëse dihet se uji nga liqeni i Prespës rrjedh natyrshëm në liqenin e Ohrit.

Nga EMV thonë se janë të kujdesshëm që niveli i liqenit të Ohrit të mos bjerë nën lartësinë minimale prej 693.10, që do të thotë minimumi biologjik. Megjithatë, sipas ekspertëve, arsyet e kësaj situate duhen kërkuar edhe te ndryshimet klimatike, thatësira dhe sasia e ulët e reshjeve gjatë gjithë periudhës së kaluar.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Komuna e Drenasit, për herë të gjashtë kampion i Qeverisjes së mirë, përfiton 1,263,557 euro
Next Article Orbani do të kërkojë nga Këshilli Evropian të mos ketë konkluzione për Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?