By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Orbani do të kërkojë nga Këshilli Evropian të mos ketë konkluzione për Ukrainën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Orbani do të kërkojë nga Këshilli Evropian të mos ketë konkluzione për Ukrainën
BotaMaqedoni

Orbani do të kërkojë nga Këshilli Evropian të mos ketë konkluzione për Ukrainën

admin
Last updated: 03/03/2025 19:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 3 mars – Kryeministri hungarez Viktor Orban të enjten do t’i propozojë Këshillit Evropian që të mos ketë konkluzione në lidhje me Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të vendeve anëtare të BE-së lidhur me këtë, deklaroi pasdite ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto.

“Për ne është mjaft e qartë se në qasjen ndaj luftës ukrainase ka një dallim strategjik mes nesh dhe shumicës në BE. Ky dallim nuk mund të kapërcehet me asnjë truk komunikimi. Prandaj (Orban) propozoi që në takimin e Këshillit Evropian të mos ketë konkluzione në lidhje me Ukrainën, sepse nuk mund të arrihet marrëveshje. Ne do të donim që lufta të përfundojë, por shumica do të donte që lufta të vazhdojë. Pra, dy qëndrimet nuk kanë emërues të përbashkët, tha ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Sijarto, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Nëse do të ketë një debat të tillë, sipas tij, do tëmund të “nënkuptojë ndarje që tani si pamje të përgjithshme e përcjell Bashkimi Evropian”.

Për arsyet pse Hungaria nuk u ftua në Samitin e Londrës, Sijarto tha se vendi i tij nuk ka interes për vazhdimin e luftës dhe është në anën e paqes. Ministri hungarez theksoi se tetë anëtare të Unionit kanë vendosur të vazhdojnë luftën në Ukrainë.

“Por, fatkeqësisht ka edhe forca që po përpiqen të bëjnë gjithçka dhe për të parandaluar marrëveshjen e paqes të presidentit Tramp”, tha Sijarto në konferencën për shtyp.

Sijarto konfirmoi se qeveria hungareze është në komunikim të vazhdueshëm me administratën amerikane dhe se kryeministri Vikram Orban ka pasur bisedime me presidentin amerikan Donald Tramp.

Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, topi tani, thotë ai, lëviz në fushën e BE-së. “Ka pasur enë katër detyrime dhe dy nga ato katër tashmë janë shkelur. Prandaj unë i dërgova një letër Komisionit Evropian për të konfirmuar nëse ato sanksione do të vazhdojnë”, tha Sijarto.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Situata me liqenin e Ohrit alarmante
Next Article Asnjë shenjë nga paralajmërimet e Toshkovskit, makinat vazhdojnë të parkohen vend e pa vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?