By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

admin
Last updated: 02/10/2026 16:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, porositi se Maqedonia e Veriut ka vend në Bashkimin Evropian dhe se Evropa është e gatshme ta mbështesë vendin në procesin e integrimit.

“Mesazhi im është i qartë – ju na përkisni neve, në tryezën e Bashkimit Evropian”, – deklaroi von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri.

Ajo përshëndeti përparimin e vendit në kuadër të Planit për rritje, duke theksuar se Maqedonia e Veriut deri tani ka marrë 140 milionë euro, ndërsa pagesa shtesë priten në javët e ardhshme.

Von der Leyen kujtoi edhe Marrëveshjen e Prespës, duke e vlerësuar si shembull të guximit politik dhe vendim që hapi derën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ajo theksoi se vendi është partner i rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke nënvizuar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Evropian.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, von der Leyen theksoi se negociatat e qasjes nisën në vitin 2022, ndërsa procesi i skriningut u përfundua për më pak se një vit.

Sipas saj, tani mbetet një hap kyç për të vazhduar procesin dhe për të hapur klasterin e parë – “Themeli”.

“E di sa është kjo e ndjeshme, por dua të jem e qartë për atë që përfaqëson Evropa. Ne do t’i themi mirëseardhje Maqedonisë së Veriut me identitetin e saj dhe me gjuhën e saj”, – tha von der Leyen.

Ajo shtoi se gjuha dhe kultura maqedonase mund ta pasurojnë Bashkimin Evropian, duke iu referuar motos evropiane për unitet në diversitet.

Duke folur për Planin e rritjes, von der Leyen theksoi se vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave, të cilat duhet të mundësojnë afrimin gradual të ekonomisë me tregun unik evropian.

Si shembuj përmendi anëtarësimin në SEPA, që ul kostot e disa transaksioneve, si dhe bisedimet për uljen e kostove të roamingut.

Von der Leyen përmendi edhe qendrën “Vezilka” si shembull të integrimit praktik me strukturat evropiane, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale. Ajo paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të bashkohet me qendrën e re, gjë që do t’u mundësojë kompanive qasje në kapacitetet evropiane dhe burimet superkompjuterike për zhvillim dhe trajnim të modeleve me inteligjencë artificiale.

“Ju po përgatiteni, por po përgatitemi edhe ne, sepse zgjerimi është proces dypalësh”, – theksoi von der Leyen.

Ajo shtoi se, përveç vendeve kandidate, edhe Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm, përfshirë ndryshime në institucione, politika dhe buxhet.

“Evropa do të mbetet pranë jush sepse duam t’i sjellim njerëzit e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo është diçka për të cilën jemi të vendosur”, – porositi presidentja e Komisionit Evropian.

You Might Also Like

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Mickoski pas takimit me von der Leyen: Erdhi koha që BE të na japë mbështetje më të fortë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni
Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?