By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandali me mazutin kancerogjen: VLEN inicion komision anketues në Kuvend / Dritë mbi helmimin ekonomik dhe mjedisor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Skandali me mazutin kancerogjen: VLEN inicion komision anketues në Kuvend / Dritë mbi helmimin ekonomik dhe mjedisor
Maqedoni

Skandali me mazutin kancerogjen: VLEN inicion komision anketues në Kuvend / Dritë mbi helmimin ekonomik dhe mjedisor

admin
Last updated: 10/04/2025 14:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 prill – Në një lëvizje që mund të nxit debat në skenën politike, deputetët e koalicionit opozitar VLEN pritet të dorëzojnë gjatë ditëve në vijim një iniciativë në Kuvend, atë të krijimit të një komisioni anketues parlamentar për të hetuar skandalin e furnizimit me mazut kancerogjen. Burime nga koalicioni VLEN bëjnë të ditur se ky komision synon jo vetëm mbajtjen e një debati të thelluar mbikëqyrës, por edhe zbardhjen e të gjithë zinxhirit të përgjegjësisë në këtë skemë shumëplanëshe që ka goditur jo vetëm financat publike dhe buxhetin e shtetit, por edhe shëndetin e qytetarëve. Afera me mazutin e dëmshëm, e cila ka përfshirë të paktën 13 persona – mes tyre dy biznesmenë të fuqishëm në tregun e naftës dhe ish-zyrtarë të lartë të EVM-së – dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 167 milionë eurosh. Por pas numrave qëndron një akuzë shumë më e rëndë: ata kanë helmuar me vetëdije mjedisin jetësor të qytetarëve. Në qendër të hetimit janë Ratko Kapushevski dhe Erdxhan Sulkoski, pronarë të kompanisë RKM, si dhe Adrian Muça, ish-drejtor komercial i EVM-së, kuadër i BDI-së. Arrestimi i tyre është urdhëruar nga Gjykata Penale e Shkupit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët. Ndërkohë, ish-drejtori i ESM-së, Vasko Kovaçevski, është në arrati dhe akuzohet gjithashtu për një tjetër rast paralel, aferën “Aditiv”. Një tjetër emër që tronditi opinionin publik është ai i Asmir Jahoskit, pronar i Pucko Petrol dhe djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski. Fillimisht i vendosur në arrest shtëpiak, Jahoski u rikthye në paraburgim pas reagimeve të fuqishme publike dhe institucionalizimit të presionit mbi vendimin e gjykatës. Ai dyshohet për pastrim të 1.1 milion eurove në këtë skemë të errët. Me krijimin e mundshëm të komisionit hetimor parlamentar, reflektorët po drejtohen mbi hijet e korrupsionit nga ky rast. Mbetet të shihet nëse ky komision do jetë një pikë kthese për transparencën institucionale, apo vetëm një rrugë pa krye në kërkimin e përgjegjësisë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Borisov: Në vijim është hetimi për tragjedinë në Koçan, po veprohet sipas ankesave të vendimeve të gjykatësve në procedurë paraprake
Next Article Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Studime pedagogjike II” i Prof. Dr. Tahir Zajazit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?