By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sllaveski është profesor dhe ekspert i njohur botërisht, i cili kurrsesi nuk mund të identifikohet për nga retorika partiake, decide Siljanovska Davkova
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sllaveski është profesor dhe ekspert i njohur botërisht, i cili kurrsesi nuk mund të identifikohet për nga retorika partiake, decide Siljanovska Davkova
Maqedoni

Sllaveski është profesor dhe ekspert i njohur botërisht, i cili kurrsesi nuk mund të identifikohet për nga retorika partiake, decide Siljanovska Davkova

admin
Last updated: 03/06/2025 14:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i ka hedhur poshtë si të paqëndueshme krktikat e opoziatës në lidhje me guvernatorin e ri Trajko Sllaveski, duke përmendur se bëhet fjalë për profesor të njohur botërisht, për njeri që nuk mund të ndërlidhet me asnjë aferë, krim ose korrupsion dhe për ekspert, që nuk mund të jetë kurrsesi i identifikuar për nga retorika partiake dhe fjalori partiak.

Suljanovska Davkova tha se para se ta marrë vendimin për njeriun e parë të Bankës Qendfore, ka zhvilluar biseda të gjata ehde me guvernatoren e deritanishme dhe me kandidatët tjerë. Tha se vërejtja e vetme e saj është në lidhje me dispozitën ligjore, e cila parashikon mandat shtatëvjeçar, që, siç tha, është periudhë e gjatë, sidomos kur bëhet fjalë për dy mandate guvernatorësh ose gjithsej 14 vite.

“Nuk e pranoj fare kualifikimin, ata gabohen për profesor Trajko Sllaveskin për shumë arsye. Së pari, vetë Ligji për Bankën Popullore nuk përcakton kushtin që ju të mos keni mbajtur një pozicion partiak për pesë vjet (dhe në disa vende, dhjetë vjet), por përkundrazi thotë se ju nuk duhet të mbani një pozicion partiak gjatë mandatit tuaj. Së dyti, problemi i partishmërisë lind kur njerëzit e gabuar vendosen në pozicionet e duhura bazuar në sistemin e “bashkimit”. Njerëz të pakualifikuar, joprofesionistë dhe jokompetent po emërohen në pozicione të larta. Nuk është e drejtë të thuhet kjo për profesor Sllaveskin. Bëhet fjalë për një profesor, dhe jo për një profesor nga ndonjë fakultet apo universitet interesant, por për një profesor me njohje botërore, me njohuri, një profesor që nuk mund ta shoqërosh me një aferë, krim dhe korrupsion, një profesor që nuk njihet nga fjalori partiak, dhe ne kemi parë njerëz të tillë. Më çudit kur profesorët e trajtojnë në atë mënyrë”, tha presidentja, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.

Изјава за медиуми на Претседателката Гордана Сиљановска Давкова по отворањето на статистичката конференција „25 години родови податоци“, во организација на Државниот завод за статистика. 

Kur është dashur të përccaktohet mes dy kandidatëve, njerët me edukim të shkëlqyer dhe të njohur, është udhëhequr, siç tha nga Platon – se në një moshë kur keni arritur gjithçka në profesion, mund të arrini edhe në një institucion të këtillë.

Ajo përkujtoi edhe se në lidhje me funksionet preferon gra.

“Pata një bisedë të gjatë me guvernatoren, e respektoj atë, por respektoj edhe dy kandidatët e tjerë. Do të thuash, atëherë, ku është kandidati, kisha edhe kandidatin tim, por ndonjëherë duhet të jesh realist, sepse kur bëhet fjalë për besueshmërinë dhe integritetin e tyre, nuk mund t’i propozosh thjesht dhe të mos e kalojnë votimin”, tha shefja e shtetit.

Me këtë rast, ajo përsëri tha se vendi më parë kishte pasur një guvernator lider të partisë, Petar Goshev, i cili e kreu funksionin jashtëzakonisht mirë.

“Vërtet dëshiroj që pas raporteve të ulemi dhe realisht, të mos sjellim deklarata dhe memorandume, por të vendosim për çështjet kryesore me konsensus, të mos dalim jashtë shtetit para se të arrijmë një marrëveshje brenda vendit, po përpiqem ta zbatoj këtë metodë si në aspektin e pozicionit ashtu edhe në aspektin e pushtetit”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nis në Velipojë prishja e vendkalimeve të paligjshme të automjeteve përgjatë pedonales
Next Article Koordinatorët e grupeve parlamentare: Propozim-ligji për zonën mbrojtëse të sigurisë rreth Kuvendit është për mbrojtje nga ndërtimet e subjekteve private, ndërsa jo për ndalesë të protestave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?