By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit
Maqedoni

Snopçe, Apasievit: Ke mendësi naziste të të menduarit

admin
Last updated: 21/01/2025 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Gjatë seancës, deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i replikoi deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.
Snopçe tha se Apasiev ka mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. I njëjti ia kujtoi Apasievit se sot shqiptarët gëzojnë tre universitete në gjuhën shqipe.  Ai tha se sot edhe provimet në administratën publike janë në gjuhën shqipe falë ish ministrit Azir Aliu,

“As që më shkon mendja të replikoj me kolegun Apasiev, por ma përmendi emrin, dhe kur të përmendet emri, patjetër se më duhet të replikoj normalisht. E sidomos të replikohet ndaj një fjalimi naziste me mendësi naziste. Shikoni z.Apasiev, në këtë shtet kur u garantua arsimi fillorë dhe i mesëm në gjuhën shqipe, ti me tajfën tënde protestuat para Fakultetit Pedagogjik. Domethënë të mos ketë Fakultet Pedagogjik, të mos ketë kuadro që mund të ligjëronin në gjuhën shqipe. Por kur bëjmë telashe asgjë nuk arrimë. Vjen koha kur shqiptarët në këtë shtet kanë tre universitete në gjuhën shqipe. Provimet në ato tre universitete z.Apasiev, jepen në gjuhën shqipe. Domethënë studentët mësojnë në gjuhën shqipe. Mësimi është dije, unë potencova edhe në një rast tjetër, e drejta është punë universale e nuk është punë partikulare”, tha Snopçe duke shtuar se e drejta nuk do të thotë se nëse unë fitojë një copëz të drejte, ti do të humbësh një copë të drejtës tënde.

“Është punë universale, nëse unë fitojë një të drejtë ajo zgjerohet gjithandej, sa më shumë të drejta do të kem unë ajo do të zgjerohet edhe te ti, dhe edhe ti do të jesh më i lirë. Domethënë ti nuk humb asgjë nëse unë fitoj një copëz të drejte, edhe në provimin e jurispodencës shqiptarët ta japin në gjuhën e tyre amtare, pse jo. Natyrisht, shprehja në gjuhën amtare është më pozitive, nuk kemi problem për komunikim në gjuhën maqedonase, ja unë po ju drejtohem në gjuhën maqedonase që të më kuptoni dhe nuk e kam atë kompleks. Edhe më shumë, në administratën publike provimet ishin vetëm në gjuhën maqedonase, erdhi ministri Azir Aliu dhe bëri që provimet të jenë edhe në gjuhen shqipe. Edhe për mjekët profesionist provimet ishin në gjuhën maqedonase, e tani janë në gjuhën shqipe. Edhe provimet e jurispodencës që janë në gjuhën maqedonase, unë bëra pyetje te ministri se pse nuk janë edhe në gjuhën maqedonase. Prej e keni këtë energji dhe frustrim nazist që e transmetoni në këtë foltore”, tha mes tjerash deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozim ratifikimi i Marrëveshjes për pagesë të mjeteve nga Plani për rritje kali në Komisionin kuvendor për punë të jashtme
Next Article Komisioni për politikë sociale ende pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?