By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot shënohet 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot shënohet 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Maqedoni

Sot shënohet 23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

admin
Last updated: 13/08/2024 08:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 gusht – Me ngjarje të ndara të pushtetit dhe opozitës shqiptare, sot (13 gusht) në Shkup do të shënohet 23 vjetori nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Qeveria do ta shënojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit me seancë formale në ora 13:00, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të flasin kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Paraprakisht, në ora 10:00 në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të mbahet panel diskutimi me temën “23 vjet pas Marrëveshjes Kornizë, decentralizimi mbetet sfidë”, në të cilin përveç zëvendëskryeministrit Mexhiti, panelistë janë paralajmëruar edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski dhe profesorët Rizvan Sulejmani, Nano Ruzhin, Afrim Osmani dhe Bujamin Bela.

Mexhiti sonte do të organizojë edhe pritje zyrtare në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Festë të veçantë për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit do të organizojë edhe Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI. Ata do ta shënojnë 23 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë me një manifestim të titulluar “Akademia për legjitimitet” që do të mbahet në mesditë në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.

Ndryshe, Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrimet e tyre në marrëveshje kanë vendosur edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së, François Léotard dhe James Perdue. Në bisedimet që filluan në korrik në Shkup dhe më pas vazhduan në Ohër, u konsultuan disa këshilltarë dhe ekspertë.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime ligjore dhe plotësime janë miratuar në vitet e kaluara që nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, nga të cilat pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, edukimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes është themeluar Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i cili në vitin 2019 është transformuar në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Midis Komuniteteve.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon trafiku i ngarkuar në kufirin Merdar dhe Dheu i Bardhë – kolona arrin në 300 metra
Next Article Vera Ora shfaqet krah presidentes Osmani: Pas çdo gruaje të fortë është një grua më e fortë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?