By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI
Maqedoni

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

admin
Last updated: 17/08/2026 22:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 17 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë po përgatitet të nënshkruajë memorandum me Bankën Botërore dhe Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin e investimeve kapitale në spitalet klinike në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip.

Financimi do të jetë i kombinuar nga të dy institucionet ndërkombëtare, ndërsa Ministria e Financave e ka vlerësuar këtë ofertë si më të favorshme për shkak të afatit më të gjatë të shlyerjes dhe komponentit të grantit.

Njoftimi i ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski se spitalet do të ndërtohen, përkatësisht do të rikonstruktohen me mjete nga Banka Botërore dhe BEI, është njoftim i ri pas njoftimeve të mëparshme se paratë për këto projekte do të siguroheshin përmes marrëveshjes “qeveri me qeveri” mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar më shumë se një vit më parë.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të shpallet tenderi për përfundimin e fazës së parë të spitalit në Shtip, projekt i paraparë të realizohet në dy etapa.

Projekti në Tetovë, tha ai, është në fazë të avancuar, ndërsa për të tre objektet kryesore, në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë, tashmë është formuar gup pune që komunikon çdo ditë me Bankën Botërore.

Për shkak të ndryshimeve demografike, objekti i nisur në Kërçovë është shumë i madh për nevojat e komunës. Për këtë arsye po shqyrtohet lokacion alternativ në tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, në kazermën e vjetër në hyrje të Kërçovës.

“Për të tre projektet Banka Botërore ka pyetjet e veta, ne japim përgjigje, komunikojmë çdo ditë dhe kemi formuar ekipin që do të punojë për këtë. Kjo është ndër prioritetet absolute”, tha Klekovski.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në qershor të vitit të kaluar tha se me kuadrin e dakorduar në parim me Mbretërinë e Bashkuar do të punohej për përfundimin e Spitalit Klinik në Shtip, ndërtimin e një objekti të ri për Fakultetin e Mjekësisë së bashku me një konvikt studentor me 200 shtretër, rikonstruksionin e Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe përfundimin dhe ndërtimin e një spitali me veprimtari të zgjeruar dhe një qendre shëndetësore në Kërçovë.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës
Next Article Trump rindez polemikat: Ngushtica e Hormuzit do bëhet territor amerikan
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?