By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stoltenberg: Shpenzimet për mbrojtjen të rriten në 2% të GDP-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Stoltenberg: Shpenzimet për mbrojtjen të rriten në 2% të GDP-së
BotaNATO

Stoltenberg: Shpenzimet për mbrojtjen të rriten në 2% të GDP-së

admin
Last updated: 19/05/2023 12:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 19 maj – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh optimist se vendet anëtare të aleancës më të madhe ushtarake në botë do të zotohen edhe një herë për të përmbushur kriterin e shpenzimeve për mbrojtjen në masën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Gjatë një takimi me kryeministrin portugez, Antonio Costa, Stoltenberg tha se pret që zotimi të bëhet në samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në Lituani.
“Në Vilinus pres që aleatët të bien dakord për zotimin e investimit, që të shpenzojmë të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen. Më erdhi mirë për rritjen e fundit në shpenzimet për mbrojtjen që bëri Portugalia, por aleatët duhet të bëjnë më shumë”, tha Stoltenberg.

Shifra u miratua fillimisht në samitin e Uellsit në vitin 2014, por sipas raportit të NATO-s për vitin 2022, vetëm 7 shtete anëtare e kanë arritur atë, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Greqia, Estonia, Polonia, Letonia dhe Lituania.

Në buxhetin e vitit 2023, Shqipëria ka llogaritur 25,9 miliardë lekë, ose 230 milionë euro shpenzime për mbrojtjen, që përbëjnë 1,19% të GDP-së, shifër shumë më e ulët se ajo që kërkohet nga NATO.

Në samitin e Lituanisë, që është parashikuar të organizohet në 11-12 korrik të këtij viti, mendohet se 2%-shi të vendoset si kuotë minimale e detyrueshme për vendet anëtare, për shkak të zhvillimeve të vitit të fundit, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

You Might Also Like

Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç

Trump thotë se Irani është pajtuar për inspektime të larta bërthamore

Hezbollahu akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Shpërthim në një qendër kërkimore ushtarake në Turqi, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NATO: Vendosen në gjendje gatishmërie luftarake 300.000 ushtarë për “përplasje që mund të ndodh në çdo moment”
Next Article Osmani: Synim i politikës së jashtme mbeten anëtarësimi në BE e NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?