By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët, interesim i madh për punë jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Studentët, interesim i madh për punë jashtë vendit
Arsimi dhe Shkenca

Studentët, interesim i madh për punë jashtë vendit

admin
Last updated: 21/04/2024 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Përderisa kompanitë e gastronomisë dhe shërbimet e hotelerisë po përballën me mungesë të fuqisë punëtore dhe kërkojnë importimin e punëtorëve të huaj, Jetmiri, një student i psikologjisë i vitit të tretë, veç më ka aplikuar në një nga agjencitë e ndërmjetësimit për punë sezonale për në Gjermani.

Kjo është radha e tretë që Jetmiri punon jashtë vendit pas përfundimit të sezonit të provimeve. Me të ardhurat që fiton për 3 muaj atje thotë se i mjaftojnë që të mbuloje shpenzimet e studimeve për një vit këtu.

“Dy vitet e kaluara isha në Gjermani. Ekziston edhe mundësia e SHBA-së por më tërheq më shumë Gjermania sepse është më afër, me popullatë me të vogël dhe më duket më i sigurte. Arsyeja kryesore është ajo financiare por edhe faktor i rëndësishëm është edhe përvoja që studentet e hasin atje duke punuar dhe jetuar tre muaj larg familjes”, tha Jetmir Musa, student.
Vendet e punës që ofrohen për studentët janë zakonisht në kompanitë e Ushqimeve të shpejta ndërsa vështirësitë me të cilat përballën studentët atje, sipas Jetmirit është disiplina në vendet e punës.

“Mund ta them për Gjermanet se si popull e kanë atë stereotipin që janë konciz, të saktë dhe nuk tolerojnë shumë, kanë shumë disiplinë për dallim nga ne. Sa i përket asaj se si sillen punëdhënësit me ne, shumë të rralla janë rastet kur ndoshta kemi bërë ndonjë gabim dhe në mënyrë më të vrazhdë na përkujtojnë se kemi gabuar”, shtoi ai.

Agjencitë e ndërmjetësimit thonë se këtë vit interesimi për aplikim nga ana e studentëve ka filluar shumë më herët se vitin e kaluar dhe tani më janë plotësuar edhe kapacitetet ndërsa arsyeja që studentet zgjedhin të punojnë jashtë vendit është kryesisht ajo financiare.

“Më herët përfunduam me një masë të madhe personash…Deri në 90 ditë ato kanë leje të punës dhe me atë leje punë kanë të drejtë të qëndrojnë në një nga shtetet e Evropës 90 ditë kalendarike, fitojnë para dhe me ato para shkollohen gjatë gjithë vitit, ato që nuk kanë kush t’i financojë përfundojnë fakultet me ato para”, tha Aleksandra Bozhinovska, pronare e një agjencioni ndërmjetësimi.

Në të shumtën e rasteve studentëve që punojnë në Gjermani u ofrohet punë në gastronomi por edhe punë në sferën e hotelerisë. Ndërsa vetëm në këtë agjenci ndërmjetësimi tash më 1000 studentë që kanë aplikuar presin të nisen drejtë Gjermanisë.

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Skender Rexhepi-Zejdi nga tubimi në Shutkë: Gati jemi për fitoren e madhe të Frontit Europian
Next Article Dr. Bejxhan Iljasi nga PDT demanton opozitën shqiptare / Sheshi Skenderbeu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?