By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO
Bota

Suedia dërgon qindra trupa në Letoni për t’iu bashkuar brigadës shumëkombëshe të NATO

admin
Last updated: 18/01/2025 17:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Qindra trupa suedeze kanë mbërritur në Letoni për t’iu bashkuar një brigade shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Një anije që transportonte pjesë të një batalioni të mekanizuar këmbësorie mbërriti në portin e Rigës, kryeqyteti i Letonisë, i shoqëruar nga forcat ajrore suedeze dhe njësitë e marinës suedeze dhe letoneze, njoftuan forcat e armatosura suedeze në një deklaratë.

Bëhet e ditur se ato po bashkohen me një brigadë shumëkombëshe të udhëhequr nga Kanada përgjatë krahut lindor të NATO-s, një mision që Suedia po e quan operacionin e saj më të rëndësishëm deri tani si një anëtar i aleancës perëndimore.

Letonia kufizohet me Rusinë në lindje të saj dhe me Bjellorusinë në juglindje të saj.

E tensionet janë të larta në Evropën Qendrore për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Forcat e armatosura të Suedisë deklaruan se misioni prej 550 trupash do të kontribuojë në parandalimin dhe përpjekjet mbrojtëse të aleancës dhe do të sigurojë stabilitetin në rajon dhe se “shënon angazhimin më të madh të Suedisë që nga anëtarësimi në NATO”.

Komandanti Henrik Rosdahl i Batalionit 71 tha se ndjente krenari të madhe për kontributin në mbrojtjen kolektive të aleancës.

“Është një ditë historike”, tha Rosdahl.

Raportohet se trupat suedeze bashkohen me një nga tetë brigadat e NATO-s përgjatë krahut lindor të aleancës. Batalioni është i vendosur jashtë qytetit të Adazi, afër Rigës.

Ndryshe, Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n në mars si anëtari i 32-të i aleancës ushtarake transatlantike, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit të pas Luftës së Dytë Botërore dhe shekujve të mos-angazhimit me fuqitë e mëdha.

Finlanda gjithashtu braktisi neutralitetin e saj për t’u bashkuar me NATO-n në prill 2023.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASh e Selës i bën thirrje Antikorrupsionit që të hetojë: Kush i mbulon shpenzimet e funksionarëve që marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit?
Next Article Shkolla “Liria” në Tetovë, e rrezikuar nga tërmetet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?