By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulejmani nga Struga: Kultura është ura më e fortë mes kombeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sulejmani nga Struga: Kultura është ura më e fortë mes kombeve
Kulturë

Sulejmani nga Struga: Kultura është ura më e fortë mes kombeve

admin
Last updated: 14/07/2025 13:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik –  Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani mori pjesë në mbylljen solemne të festivalit “Këngë Jeho” i cili u zhvillua gjatë ditëve të kaluara në qytetin e Strugës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Sulejmani theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore përmes ngjarjeve artistike si ky festival, që jo vetëm ruajnë vlerat e muzikës tradicionale, por gjithashtu forcojnë lidhjet kulturore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Kam kënaqësinë t’ju përshëndes këtu, buzë Drinit të bukur të Strugës, në këtë edicion të 34-të të Festivalit ‘Këngë Jeho’ – një festë e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore, që ka fituar zemrat e publikut brenda dhe jashtë vendit. Ky festival është dëshmi e vlerave tona artistike dhe e bashkimit përmes kulturës. Falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe ju siguroj për mbështetjen tonë të vazhdueshme, veçanërisht në edicionin jubilar të vitit të ardhshëm”, tha në fjalën e tij Sulejmani.

Në këtë festival morën pjesë artistë dhe grupe muzikore nga vende të ndryshme si: Paraguai, Turqia, Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe shoqëri tjera nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja u përmbyll me një program të pasur artistik dhe me pjesëmarrje të gjerë të publikut, duke dëshmuar edhe një herë se kultura është ura më e fortë që lidh njerëzit dhe kombet.

You Might Also Like

PAZARI I SKARBOROSË

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027

“Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren

Shuhet nga jeta aktori Goce Todorovski

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 150 milionë euro nga kredia hungareze janë transferuar në biznes, të enjten takim me komunat për marrëveshjet nga thirrja e dytë
Next Article 600 gjoba për tejkalim shpejtësie të lëshuara në gjashtë orë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?