By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmi kibernetik nga Irani, Karçanaj: E ndaluam në kohë, synohej fshirja e të dhënave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sulmi kibernetik nga Irani, Karçanaj: E ndaluam në kohë, synohej fshirja e të dhënave
Shqipëri

Sulmi kibernetik nga Irani, Karçanaj: E ndaluam në kohë, synohej fshirja e të dhënave

admin
Last updated: 13/11/2024 12:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj nënvizoi sot rëndësinë e bashkëpunimit institucional në luftën kundër krimit kibernetik.

Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, Karçanaj bëri një kronologji të sulmit kibernetik me të cilin u përball Shqipëria dy vite më parë.

“Nuk ja dalim dot në luftën kundër krimit kibernetik, aq më tepër në luftën ndaj aktorëve që kanë 2 vjet që kanë target Shqipërinë dhe sistemet kibernetike të Shqipërisë nëse jemi vetëm. Dy vjet më parë institucioni jonë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra shumë të sofistikuara, të mirënjohura që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik, të sponsorizuara nga Irani. Ne nuk e kishim idenë fare se në çfarë sulmi ishim ditët e para”, tha Karçanaj.

Sipas saj, masat u morën aq sa ishte e mundur, por ndërkohë synimi ishte inkriptimi i të gjithë serverave dhe fshirja e të dhënave.

“Falë pajisjeve të sigurisë ne bëmë të mundur izolimin. Në momentin që sulmuesit e ndjenë që ne i izoluam synonin të fshinin të gjitha sistemet dhe të dhënat e shqiptarëve. A lidhet kjo me faktin se shërbimet janë të gjitha online? Në fakt edhe sikur shërbimet të mos ishin online sulmi synonte të fshinte të gjitha sistemet e shtetit, edhe sikur qytetarët të shërbeheshin në sportelet fizike. Pra synohej të ktheheshim në epokën e gurit ku shqiptarët të mos kishin asnjë të dhënë”, tha ajo.

Karçanaj theksoi se AKSHI ia doli të izolojë gjithçka dhe në atë moment vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen.

“Ishin momente shumë të vështira. Nuk e kishim idenë fare se kë kishim përballë. Shteti kërkonte të vazhdonte punën e përditshme ndërsa ne vendosëm të ulnim të gjitha sistemet e shtetit sepse nuk kishim bërë asnjë lloj analize ku ishim”, shtoi ajo.

Karçanaj vlerësoi veçanërisht ndihmën e ekipeve të “Microsoft” dhe skuadrës së FBI-së të cilët ndihmuan autoritete shqiptare në përballjen me sulmin kibernetik.

“U përfshi skuadra më e mirë e Microsoft-it dhe me suportin e ambasadës amerikane erdhën fizikisht që të bënin investigimin. Fillimisht e mendonin një nga sulmet ordinere. Erdhën ekspertë amerikanë dhe bashkë me ne filluan analizën e gjithçkaje. Ideja ishte të kuptonim çfarë kishte ndodhur dhe të atribuonim sulmin që kishte ndodhur pranë AKSHI-t. Sërish ambasada amerikane na asistoi me skuadrën më të përgatitur të FBI-së. Ata kanë punuar paralelisht rreth 1 muaj duke dalë ekzaktësisht në të njëjtin përfundim”. tha Karçanaj.

Drejtoresha e AKSHI-t u shpreh se u arrit të rikuperohej 10% e sistemit dhe të dhënave që ishin fshirë.

“Microsoft bashkë me FBI-në arritën në përfundimin se çfarë kishte ndodhur. Ne na kishin sulmuar 4 skuadrat më të zgjuara të Iranit të mbështetura nga shteti Iranian. 4 skuadra që e kishin ndarë shumë mirë rolin e tyre, njëra për të filluar sulmin, tjetra për të lëvizur brenda infrastrukturës sonë, një tjetër sërish për hyrjen dhe e fundit skuadra e zjarrit”, tha Karçanaj.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Borg: OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore
Next Article Buxheti 2025, Papandile: Pavarësia buxhetore, thelbësore për Gjykatën Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?