Një grup prej disa personash dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 6 mars 2025.
E lidhur me këtë sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje.
“Mitrovicë Veri / 06.03.2025 – 21:00. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raport.

