By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
Maqedoni

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë

admin
Last updated: 17/12/2024 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar dje për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sveçla ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e kapaciteteve të Kosovës në prodhimin e municioneve, jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për Policinë e Kosovës.

Ai ka shpjeguar se puna do të nisë shumë shpejt dhe se kontrata e nënshkruar me prodhuesin turk shtetëror “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE do të realizohet brenda afateve të kërkuara teknike.

“Dje është nënshkruar kjo marrëveshje apo kontratë me quajtur ashtu siç është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Republika e Kosovës do të ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës, besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti ynë është që kjo të bëhet sa më parë, ka gatishmëri edhe nga pala tjetër ata të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses. Me përfundimin e saj një mangësi që e kemi pasur ne dhe ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale, qoftë në plotësimin e rezervave të nevojshme, po ashtu edhe në trajtimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucione që përdorin këtë lloj të municione”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri gjithashtu ka theksuar se ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

Ai ka përmendur se vendi është në bisedime dhe negociata me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Kosovës.

“Ne kemi po shohim për zhvillimin e gjithë industrisë të mbrojtjes dhe sigurisë kemi kontakte dhe biseda e negocime me të gjithë, patjetër që ShBA që është aleati ynë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushta edhe me ta do të bisedojmë me të gjithë ata parterë të cilët plotësojnë nevojat tona por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimi të pa kursyer të pandalshëm mes nesh. Do të ketë dhe jam i bindur rezultatet të tjera të cilat do të shfaqen shumë shpejtë dhe do të kemi lajme të mira ende”, theksoi ai.

Në fund, ai ka bërë një koment lidhur me çështjen e sigurimeve shëndetësore, duke u referuar një ankese të një subjekti opozitar që e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke sugjeruar se kjo çështje është në duar të gjykatës.

“Ju e dini shumë që sigurimet shëndetësore, një subjekt politik opozitar i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ju mund ta pyesni Gjykatën Kushtetuese për këtë”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hajdari: Kosova do të bëhet më konkurruese në tregjet ndërkombëtare
Next Article Kurti thotë se 88 për qind e femrave ndërmarrëse kanë hapur bizneset me vetëfinancim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?