By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Shqipëri

Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 11:24
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga International Republican Institute (IRI) me temë “Countering Authoritarian Influence”, ku ishin të pranishëm politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Në panelin e parë të konferencës, Tabaku mbajti një fjalim të fokusuar tek mënyra se si demokracitë mund të ndërtojnë rezistencë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe autoritarizmit, duke theksuar se sfida nuk nis jashtë kufijve, por nga dobësitë e brendshme të shtetit.

“Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti”, u shpreh Tabaku.

Duke iu referuar situatës në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, deputetja demokrate argumentoi se korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk janë më vetëm çështje të qeverisjes së mirë, por përbëjnë tashmë rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.

Sipas saj, ekonomitë e hapura nuk duhet të jenë ekonomi të pambrojtura.

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Siguria teknologjike është siguri kombëtare. Po kështu edhe transparenca financiare”, theksoi Tabaku, duke nënvizuar se demokracitë duhet të ndërtojnë mekanizma që parandalojnë krijimin e varësive strategjike.

Në këtë kuadër, Tabaku prezantoi dy nga nismat që ka mbështetur gjatë punës së saj parlamentare.

E para lidhet me krijimin e një kuadri modern për shqyrtimin e investimeve të huaja strategjike (FDI Screening), i cili do t’i mundësonte Shqipërisë të kontrollojë investimet në sektorët kritikë si infrastruktura, energjia, telekomunikacioni, portet, të dhënat dhe teknologjitë strategjike.

Sipas saj, ky mekanizëm nuk synon të pengojë investimet, por të garantojë që hapja ekonomike të mos kthehet në një cenueshmëri strategjike.

Po ashtu, Tabaku theksoi rëndësinë e paketës së saj të propozuar kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, e cila përfshin rritjen e transparencës mbi pronësinë përfituese të kompanive, kontroll më të fortë të transaksioneve të mëdha financiare, transparencë në prokurimet publike dhe masa për të penguar hyrjen e kapitaleve të paligjshme në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua edhe rolit të teknologjisë në konkurrencën gjeopolitike globale. Tabaku argumentoi se inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, të dhënat dhe teknologjitë e avancuara janë bërë tashmë elementë të fuqisë kombëtare dhe se Shqipëria duhet të investojë në ndërtimin e institucioneve që tërheqin investime të besueshme dhe nxisin inovacionin.

Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të gjykojnë vendet e rajonit mbi zbatimin konkret të reformave dhe jo mbi premtimet, ndërsa u kërkoi ligjvënësve të Ballkanit Perëndimor që luftën kundër pastrimit të parave, transparencën e pronësisë përfituese dhe kontrollin e investimeve strategjike t’i trajtojnë si instrumente për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.

“Ndërhyrja e huaj tërhiqet nga dobësia. Përgjigjja më e fortë që mund të japë një demokraci është ndërtimi i rezistencës përmes transparencës, shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek institucionet”, përfundoi Tabaku.

You Might Also Like

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Dita e 27 e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE propozon kufizime hyrjeje për të rinjtë ukrainas me detyrime ushtarake
Next Article Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?