By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimet e Ramës në Kretë dhe Athinë, Balla – diasporës: Të gjithë bashkë në fundjavë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Takimet e Ramës në Kretë dhe Athinë, Balla – diasporës: Të gjithë bashkë në fundjavë
Shqipëri

Takimet e Ramës në Kretë dhe Athinë, Balla – diasporës: Të gjithë bashkë në fundjavë

admin
Last updated: 27/03/2025 14:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ndodhet në Greqi për takime me bashkatdhetarët shqiptarë, duke ftuar të gjithë pa dallim politik për të marrë pjesë në aktivitetet e planifikuara me diasporën në Hania dhe Athinë.

Në një mesazh nga aeroporti i Athinës, Balla u shfaq me Mario Lipen, një menaxher sigurie me origjinë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e diasporës dhe kontributin e saj.

“Shqiptarët janë kudo! Takohemi të shtunën në Hania dhe të dielën në Athinë,” tha ai, duke ftuar komunitetin shqiptar për një bashkim masiv,” shkruan Balla në Facebook.

Në një video-mesazh, Balla u bëri thirrje që të gjithë bashkatdhetarëve, pavarësisht bindjeve politike, të jenë pjesë e këtyre takimeve.

“Të dielën jemi në Athinë me kryeministrin në ‘Elinikos Kosmos’, ndërsa të shtunën, një ditë përpara, në orën 18:00 do ta ndezim Hanian në pallatin e sportit, ku do të takohemi me të gjithë bashkatdhetarët pa dallim: të majtë, të djathtë, të qendrës, të gjithë. Ju presim të gjithëve,” u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre eventeve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe diasporës.

Në fund, ai ftoi të gjithë shqiptarët që kanë ndërtuar karrierën e tyre jashtë vendit të konsiderojnë mundësinë e rikthimit dhe kontributit në Shqipëri, duke i drejtuar një mesazh Mario Lipes: “Mendoj që ka ardhur koha që të njëjtën punë që bën këtu, mund ta bësh edhe në aeroportin e Tiranës”.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës me diasporën më 29 mars në Kretë, ndërsa më 30 mars do të jetë në Athinë.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama ironizon deklaratat e Berishës me “bufin e kënetës”
Next Article Lufta ndaj krimit të organizuar, Dumani në Holandë takim me kryeprokurorin Lucas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?