By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nuk e di nga kanë dalë 108 vota
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nuk e di nga kanë dalë 108 vota
Maqedoni

Taravari dyshon në votat e Kuvendit Qendror të Selës: Nuk e di nga kanë dalë 108 vota

admin
Last updated: 11/02/2024 16:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 11 shkurt – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari vlerëson se votat në Kuvendin qendror të ASH-së të drejtuar nga Ziadin Sela, janë të manipuluara dhe jo të anëtarëve të vërtetë të Kuvendit partiak. Ai këtë koment e bëri në takimin e një dite më parë me mbështetësit në Gostivar.

“S’ka gjasa të ketë 108 kur aty nuk janë as kuvendarët, asnjë i Likovës, asnjë i Gostivarit, gjysma e kuvendarëve të Shkupit, as tre të Kërçovës, as dy të Strugës dhe nëse i mblidhni këto janë 75. Tash unë nuk e di si kanë dalë numrat e tyre por në ëeb faqe kanë qëndruar emrat e kuvendarve të partisë. Ne fatmirësisht, rastësisht i kemi incizuar dhe kur të jetë procesi gjyqësor normalisht i tregon. Por unë mendoj se kjo temë duhet të mbyllet. Rrugët tona prej sot janë ndarë. Ata që mendojnë se duhet t’i ndihmohet BDI-së le të vazhdojnë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari përsëriti qëndrimin se partinë nuk e bëjnë as vulat dhe as zyrat. Ai u shpreh i bindur se partia ka marrë vendimin e duhur kurse të tjerët, siç tha ai, janë ngjitur në autobus të gabuar. Në ASH, tha Taravari, do të ketë vend edhe për anëtarët e ASH-së që për momentin janë me palën e kundërt. Në rast se nuk fiton zgjedhjet, Taravari njoftoi dorëheqjen e tij.

“Unë kam kërkuar prej atyre të më përkrahin në një palë zgjedhje të më përkrahin dhe të shohin vizionin tim. Në qoftë se në 8 maj nuk fitojmë, unë jap dorëheqje të parevokueshme atë natë dhe përsëri kjo vlen, edhe kështu si jemi, se populli, 90% e përkrahësve, simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët janë këtu. Shihni frymën dhe energjinë pozitive që ekziston te njerëzit”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kreu i ASH-së tha se do të ulet me partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim për të bërë programin dhe për të konkretizuar bashkëpunimin në periudhën që vjen. 

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmimi Oscar për kastin më të mirë prezantohet nga viti 2026
Next Article Kovaçevski: Unë do të jem sërish kryeministër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?