By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari konfirmon pohimet e Bexhet Musliut: Azir Aliu ka dështuar me shëndetësinë, nuk ka as digjitalizim e as parking, rezultatet janë zero!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Taravari konfirmon pohimet e Bexhet Musliut: Azir Aliu ka dështuar me shëndetësinë, nuk ka as digjitalizim e as parking, rezultatet janë zero!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Taravari konfirmon pohimet e Bexhet Musliut: Azir Aliu ka dështuar me shëndetësinë, nuk ka as digjitalizim e as parking, rezultatet janë zero!

admin
Last updated: 23/06/2026 11:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – U bë një kohë e gjatë që themeluesi i Agjencisë Zhurnal, Bexhet Musliu, ka ngritur shqetësimin dhe alarmin se diçka nuk po funksionin me shëndetësinë. Disa mund t’i kenë interpretuar si akuza personale por dita ditës po vërtetohen dhe konfirmohen të njëjtat. Shëndetësia nuk bën pasi personi që udhëheq me shëndetësinë nuk “e ka haberin” e kësaj fushe e thotë Taravari. Pastaj, sa i përket digjitalizimit nuk shihet asgjë konkrete në praktikë, shkruan Zhurnal.

Çfarë tha Taravari për Azir Aliun?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke qenë se dy herë ka ushtruar detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe me profesion është mjek, lëshoi një varg kritikash për punën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Azir Aliun.

“Hera e parë ndodhë në këto 35 vite shtet që drejtori i Fondit Shëndetësor të jetë udhëheqës i politikave të shëndetësisë. Unë e kuptoj ai ka me hy me një fushë që shumë pak e njeh, realizimet janë zero. Ku është parkingu? Lista pozitive askund nuk është. Punësimet në Tetovë askund nuk janë, në plot spitale ka deficit. Punës së Azir Aliut në Gostivar i thonë “laj groshë pa ujë”, ka deklaruar Taravari në Debat në Shenja.

Ai tutje thotë që po e dëgjuat me vëmendje çfarë flet Azir Aliu, përmend dhe rrotullon vetëm dy terme digjitalizim dhe ekosistem.

“Azir Aliu përmend vetëm digjitalizimin dhe ekosistemin. Por kur ta pyesni çfarë ka bërë për digjitalizimin, hiç asgjë nuk ka bë, zero. Ai ka paralajmëruar shumë gjëra por në fund të një vjeçarit duhet të thotë çfarë ka bërë jo çfarë mendon të bëj”, thotë mes tjerash Taravari.

Çfarë po thotë Bexhet Musliu me ditë të tëra?

Themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Bexhet Muslija, me javë të tëra po merret ekskluzivisht me shëndetësinë si një nga resorët më të rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, që aktualisht është në duar të pasigurta dhe sipas Muslijes, Azir Aliu ka shkaktu vetëm kaos nuk ka zgjidhur asgjë konkrete.

“Shëndetësia nuk matet me numrin e aplikacioneve apo platformave elektronike. Ajo matet me mënyrën se si trajtohet pacienti. Matet me faktin nëse ai merr terapinë në kohë, nëse gjen kushte dinjitoze gjatë hospitalizimit dhe nëse sistemi funksionon kur ai ka më së shumti nevojë”, ka shkruar mes tjerash Bexhet Musliu.

E kjo gjë realisht nuk po ndodhë në vendin tonë, edhe pse Azir Aliu flet gjatë gjithë kohës për digjitalizim edhe në këtë fushë mungojnë rezultatet. Pra, e thotë troç Taravari, Bexhet Musliu, e mund ta shohin e përjetojnë të gjithë qytetarët që në shëndetësi nuk ka as rend e as funksiononim normal. E më keq se kaq nuk ka as digjitalizim.

Pra, kudo që shkon Azir Aliu vetëm për rezultate nuk flet sepse i mungojnë. E kushdo që flet për të njëjtin e akuzon për të njëjtën gjë, që nuk është duke dëshmuar punë, mungojnë rezultatet dhe kaosi në shëndetësi vazhdon.

Kujtojmë që, me një vëzhgim të lehtë e të thjeshtë në faqen zyrtare të VLEN-it nuk keni asnjë publikim që lidhet me punën e Azir Aliut, jo se nuk duan të promovojnë punë të mira por është çështja ku mund t’i gjejnë të njëjtat. Prandaj, qytetarët, pacientët, bashkëpunëtorët e tij ndaj po të njëjtën bindje për Azir Aliun sikurse Bexhet Muslija. Fjalë shumë e punë e aspak, një ministër i tillë është i dëmshëm për shëndetësinë dhe i padobishëm për shoqërinë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bayern kërkon mbi 220 milionë euro, Real Madridi vendos përfundimisht nëse do ta blejë Michael Olise
Next Article Mickoski: Qeveria dhe marketet u dakorduan, synimi është që inflacioni i ushqimit të bjerë nën 3 për qind
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?