By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari: Nëse publikut nuk i pëlqen dhe ka lëshime do ta anulojmë tenderin për parkingun në Qendrën Klinike, 50 denarë për orë është çmim i denjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari: Nëse publikut nuk i pëlqen dhe ka lëshime do ta anulojmë tenderin për parkingun në Qendrën Klinike, 50 denarë për orë është çmim i denjë
Maqedoni

Taravari: Nëse publikut nuk i pëlqen dhe ka lëshime do ta anulojmë tenderin për parkingun në Qendrën Klinike, 50 denarë për orë është çmim i denjë

admin
Last updated: 07/03/2025 12:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se marrëveshja me kompaninë “Gjoka konstrakshën” e cila përmes partneritetit publik-privat duhet të menaxhojë me parkingun në Qendrën Klinike Nëna Terezë do të nënshkruhet nëse pas procedurës fillestare të kaluar kalon edhe disa filtra. Është i gatshëm edhe ta anulojë tenderin, siç thotë, nëse publikut nuk i pëlqen oferta dhe ka informacione nga Qeveria për lëshime. Informoi se çmimi i ofruar për parkim është 50 denarë për një orë, që sipas tij, është i denjë.

“Nuk është nënshkruar. Parkingu në Qendrën Klinike gjithmonë bën shumë nervozë. Nëse për ofertën, ja dëgjoj, gjithnjë për mua është shumë me rëndësi çka do të thotë publiku, nëse më thonë se diçka nuk është në rregull, është lëshuar edhe në Qeveri, nëse edhe aty më thonë se ka lëshime të caktuara, nuk do të kemi asgjë. Do ta anulojmë, do të publikojmë të ri, por vetëm do të humbim një vit”, tha Taravari, në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse.

Sipas Taravarit, afati për menaxhim me parkingun nuk është 20 vjet, siç është paraparë me studimin e fizibilitetit. Në tender, siç bëri të ditur, ka kusht për ofertuesin që ta shfrytëzojë parkingun derisa në atë lokacion është Qendra Klinike dhe kjo nuk do të jetë më shumë se shtatë deri 10 vjet.

“Sipas studimit të fizibilitetit është planifikuar të jetë 20 vjet, por ndërkohë kemi një vendim që parkingu të mund të shfrytëzohet derisa të jetë Qendra Klinike. Unë personalisht besoj se Qendra Klinike nuk do të jetë këtu për më shumë se shtatë deri në 10 vjet. Ne kemi vënë një kusht, ndërsa qendra klinike është këtu, që mund të jetë pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, 10 vjet, por nuk mendoj se do të jetë më shumë se shtatë deri në 10 vjet, prandaj interesimi i kompanive ishte shumë i ulët, po të kishte qenë 20 patjetër që do të kishin paraqitur. Nga njësia e projektit më njoftuan se procedura ka përfunduar dhe ka filtra të caktuar që duhet të kalojnë në Qeveri. Nëse kalojnë është në rregull, nëse nuk kalojnë do ta shpallim përsëri”, tha Taravari.

Duke pasur parasysh se si lëvizin çmimet për parking, theksoi ministri, mendoj se çmimi i ofruar nuk është i keq. Më së miri është të jetë zero denarë, por nëse gjeni ofertues të tillë që do të sigurojë plus 600 denarë dhe nuk do të paguajë asgjë do të ishte ideale.

“Nuk pajtohem, keni ofertë, kishte ankand, ai është çmimi që është dhënë. Por nuk është ndonjë çmim shumë i lartë. Në Shkup ka vende me 100, 150 denarë për parking, kështu që mendoj se 50 denarë është çmim i denjë dhe nuk është ndonjë çmim shumë i lartë”, tha Taravari, i pyetur nëse pajtohet me rritjen e çmimit të parkingut.

Afati për ndërtimin e garazheve të montuara në kate nëse nënshkruhet marrëveshja, siç tha, sipas gjitha gjasave është gjashtë muaj deri një vjet.

Qeveria në seancë më 20 gusht të vitit të kaluar mori vendim që të ndërtohen garazhe të montuara në kate në Qendrën Klinike me partneritet publik-privat dhe formoi Komision për zbatimin e procedurës. Me parkingun në Qendrën Klinike për momentin menaxhon NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kocevski: Propozimi për shkarkimin tim nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore
Next Article Stojkoski: Markete të mbyllura, barnatore dhe importues tek të cilët janë përcaktuar marzhe deri në 70 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?