By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën dy të vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në Seattle
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën dy të vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në Seattle
Bota

Të paktën dy të vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat në Seattle

admin
Last updated: 27/07/2026 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Siatëll, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Të paktën dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të dielën, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, nga të shtënat në Qendrën Seattle në shtetin amerikan të Washingtonit.

Kryebashkiakja e Seattle-s, Katie Wilson tha në një deklaratë se një i dyshuar është arrestuar.

Një dëshmitar që mori pjesë në festivalin “Bite of Seattle” tha për KOMO News se ata dëgjuan “shtatë ose tetë të shtëna” pranë shatërvanit të qendrës.

Thuhet se reaguesit e urgjencës konfirmuan dy viktima dhe identifikuan të plagosurit si tre gra të moshës 39, 40 dhe 56 vjeç, një burrë 23-vjeçar dhe një djalë 2-vjeçar.

Gruaja 56-vjeçare është dërguar në qendrën mjekësore “Harborview” në gjendje të rëndë, ndërsa 39-vjeçarja, 23-vjeçari dhe fëmija janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, raporton KOMO News.

Gruaja 40-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pranuar të transportohet për në spital.

“UW Medicine” më vonë tha për “The Daily” se të gjithë pacientët që trajtoi kishin pësuar plagë me armë zjarri. Një grua e rritur i është nënshtruar një operacioni dhe ka mbetur në gjendje kritike për jetën, ndërsa fëmija, 23-vjeçari dhe gruaja 39-vjeçare janë në gjendje të kënaqshme.

Departamenti i Policisë në Seattle tha në platformën e mediave sociale amerikane X se oficerët po hetonin të shtënat që përfshinte “viktima të shumta” dhe i bëri thirrje publikut që të shmangte zonën.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Qeveria merr hua nga kompanitë vendase për ta kthyer kredinë ndaj bankës kineze
Next Article Papa Leone u bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes me rrjetet sociale dhe IA-në
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?