By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të rinjtë deri në moshën 40 vjeç dhe prindërit vetushqyes do të ndërtojnë shtëpinë e parë pa taksa komunale në Gjorçe Petrov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të rinjtë deri në moshën 40 vjeç dhe prindërit vetushqyes do të ndërtojnë shtëpinë e parë pa taksa komunale në Gjorçe Petrov
Maqedoni

Të rinjtë deri në moshën 40 vjeç dhe prindërit vetushqyes do të ndërtojnë shtëpinë e parë pa taksa komunale në Gjorçe Petrov

admin
Last updated: 13/11/2026 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – Këshilli i Komunës së Gjorçe Petrovit miratoi një vendim me të cilin çiftet e reja bashkëshortore dhe prindërit vetushqyes do të lirohen plotësisht nga pagesa e pjesës komunale të taksave komunale gjatë ndërtimit të shtëpisë së tyre të parë familjare.

Masa u referohet çifteve bashkëshortore, në të cilat të paktën njëri nga bashkëshortët është deri në moshën 40 vjeç, si dhe prindërve vetushqyes të së njëjtës moshë.

Për ta realizuar të drejtën e lirimit nga pagesa, aplikuesit duhet të ndërtojnë shtëpinë e tyre të parë familjare për banim personal, me një njësi banimi dhe sipërfaqe të përgjithshme bruto deri në 120 metra katrorë. Përveç kësaj, asnjëri nga bashkëshortët, përkatësisht prindi vetushqyes, nuk duhet të posedojë ndonjë pronë tjetër të paluajtshme banesore, as në pronësi të vetme dhe as në bashkëpronësi.

Mbështetja do të vlejë në të gjithë territorin e komunës, si në pjesën urbane, ashtu edhe në atë rurale.

Vendimin e bëri të ditur kryetari i komunës, Aleksandar Stojkoski, i cili theksoi se qëllimi është t’ua lehtësojë familjeve të reja ndërtimin e shtëpisë së parë dhe t’i nxisë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Gjorçe Petrov.

Masa është pjesë e një iniciative më të gjerë për uljen e shpenzimeve për ndërtimin e shtëpisë së parë familjare. Qyteti i Shkupit paraprakisht kishte paralajmëruar lirimin nga 60 për qind e taksave komunale, përkatësisht nga pjesa që i takon Qytetit. Me përfshirjen edhe të komunës, familjet e reja në Gjorçe Petrov përfitojnë lirim të plotë nga shuma e përgjithshme e kompensimit.

You Might Also Like

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve!

Fakulteti Pedagogjik i UT-së dhe Northern Illinois University e filluan punën e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit

Kadriu: Provimi i jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligj i ri për mbrojtjen nga dhuna në familje: Hallka elektronike për dhunuesit
Next Article Gjorgjievski: Ta ruajmë Shkupin, ta ndërtojmë dhe ta duam me vepra! Lavdi e përjetshme heronjve që sollën 13 Nëntorin!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?