Rreth orës 16:50, një burrë ka raportuar në polici se është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në veturën e tij në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Sipas raportimeve, një automjet tjetër në lëvizje ka shtënë në drejtim të tij, por fatmirësisht, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur për të hetuar ngjarjen.
Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është filluar me hetime për zbardhjen e rrethanave. Prokurori i Shtetit është informuar për rastin”, tha Elezaj për RTKlive.
“Jemi të angazhuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin/it”, shtoi ai.
Hetimet për këtë incident janë duke vazhduar.

