By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Princ Leka II vizitoi UT-në, apeloi për bashkim rreth interesave kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Princ Leka II vizitoi UT-në, apeloi për bashkim rreth interesave kombëtare
Maqedoni

Princ Leka II vizitoi UT-në, apeloi për bashkim rreth interesave kombëtare

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Në kuadër të aktiviteteve për festat e Nëntorit, Universiteti i Tetovës ka mirëpritur Princin Leka II. Gjatë takimit me studentët dhe stafin akademik, në fokus të diskutimeve ishin identiteti kombëtar, të drejtat e shqiptarëve dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërshqiptar.

Princi Leka theksoi se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar sa herë që bëhet fjalë për interesat kombëtare. Ai u shpreh se në Maqedoninë e Veriut duhet të respektohet Marrëveshja e Ohrit dhe të mbrohen të drejtat e shqiptarëve.

“Patjetër që vizita ime vjen në një moment shumë kritik për gjuhën shqipe dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Unë kam një mesazh të vetëm: pavarësia nuk shpallet vetëm, por duhet edhe të mbrohet. Uroj që të respektohet e gjithë Marrëveshja e Ohrit dhe të sigurohet që studentët shqiptarë të ndihen krenarë për prejardhjen dhe historinë e tyre. Unë besoj se çdo forcë politike ka nevojë të mbrojë interesat e veta politike ditore, por kur vjen puna te interesat madhore, që janë interesa të përbashkëta të kombit shqiptar, duhet të flasim me një zë. Prishtina, së bashku me Tiranën dhe Shkupin, duhet të punojnë në interes të shtetformimit dhe të shtetndërtimit të vendit tonë.”, – deklaroi Princ Leka II.

Ahmeti: UT-ja organizoi aktivitete për festat e nëntorit

“Këtë vit, edhe më 22 Nëntor, edhe më 28 Nëntor, organizuam aktivitete që ndërlidhen me identitetin tonë kombëtar dhe që mbahen në nder të këtyre festave. Këtë herë e pamë të udhës ta ftojmë dhe ta kemi Princ Lekën II, të cilin e falënderojmë për praninë e tij këtu, me qëllim që para studentëve dhe stafit akademik të prezantohet dhe të jetë bashkë me ne në këto ditë feste.”, – theksoi rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti.

Princ Leka II njëherësh theksoi se vepron në përputhje me statusin që i përcaktojnë ligjet e shtetit shqiptar, ndërsa shprehu gatishmërinë për të ndihmuar, në veçanti njerëzit në nevojë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Yjet e Real Madridit përfitojnë vetura luksoze me vlerë 4 milionë euro, por duhet ta ndjekin një rregull strikt
Next Article Tetë miliardë paund për rinovimin e nëndetëseve bërthamore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?