By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Tirana Training Center”, Rama: Katalizator për industrinë kreative, e paimagjinueshme vite më parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Tirana Training Center”, Rama: Katalizator për industrinë kreative, e paimagjinueshme vite më parë
Shqipëri

“Tirana Training Center”, Rama: Katalizator për industrinë kreative, e paimagjinueshme vite më parë

admin
Last updated: 28/01/2025 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ndikimin e  programit “Tirana Training Center” në zhvillimin e industrisë kreative në Shqipëri, duke krijuar mundësi të reja për shumë të rinj.

Pranë ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” u çel sot një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”, një qendër që do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri çmoi veçanërisht kontributin e ambasadës amerikane në Tiranë për hapjen e një programi të tillë.

“Shpreh kënaqësinë që më në fund ambasada amerikane u interesua edhe për një projekt kulturor. Përgjithësisht projektet amerikane janë të drejtuar në aspektet represive të shtetit, një projekt i tillë drejtuar në aspektin rekreativ të shtetit është shumë i mirëseardhur. Nuk ka pasur për mua gjë më të bukur se sa një ndërhyrje nga ambasada për të mbështetur një projekt kulturor”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se SHBA janë vendi i një kreativiteti dhe mbështetje të fantazisë me instrumente që janë pararoja e transformimeve në industrinë kreative. Po ashtu Rama tha se krijimi i një qendre të tillë ishte diçka e paimagjinueshme disa vite më parë.

“Rikthehemi këtu në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme, për të gjithë restaurimin e saj për të hapur një program inkurajues edhe frymëzues duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë dhe për të rejat e Shqipërisë kreative. Duke ardhur për këtu po mendoja se edhe kjo ishte nga ato gjëra që ishin të paimagjinueshme kohë më parë. Shqipëria ka kaluar në një farë ndryshe nga vite më parë, ku shprehja më e natyrshme dhe përshkrimi jo fort i gabuar i realitetit, ishte ‘këtu nuk bëhet asgjë dot’ më shprehjen ‘çdo gjë është e mundur’”, tha Rama.

Ndaj ai ftoi të gjithë të interesuarit të trokasin në këto dyer dhe të aplikojnë për programet e kësaj qendre. “Të gjithë së bashku, secili nga pozitat e veta, të rrisin këtë krijesë të re që mori jetë sot”, tha Rama.

“Tirana Training Center” do të ofrojë trajnime profesionale për deri në 400 studentë njëkohësisht, në fusha si aktrimi, regjia, animacioni, prodhimi, shkrimi dhe më shumë.

Ajo do të shërbejë si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Tirana Training Center”, Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike
Next Article Votimi nga jashtë – Mbi 90 mijë regjistrime, 55 656 kërkesa të miratuara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?