By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”
MaqedoniTOP LAJM

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 15:11
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Në prag të sezonit veror turistik, institucionet maqedonase dhe serbe e nisën fushatën e parë të përbashkët parandaluese “Ngas i pushuar”, që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin te drejtuesit e automjeteve për rreziqet nga lodhja pas timonit dhe të kontribuojë për siguri më të madhe në rrugë.

Fushata sot u shënua zyrtarisht në pikën kufitare Tabanovc nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, kryetari i Këshillit Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor, Goran Angelovski, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq dhe ushtruesi i detyrës drejtor i Agjencisë serbe për Sigurinë në Trafik, Branko Stamatoviq.

Aksioni është i drejtuar ndaj drejtuesve të automjeteve që gjatë verës udhëtojnë nëpër Korridorin 10, nga Tabanovci deri në Bogorodicë, kur rritet ndjeshëm numri i automjeteve dhe rreziku nga aksidentet rrugore.

Toshkovski theksoi se iniciativa e përbashkët përbën edhe një konfirmim për bashkëpunimin e mirë mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe dërgon mesazh të qartë se parandalimi është mënyra më e mirë për ruajtjen e jetëve njerëzore.

„Drejtuesit e automjeteve që në këto ditë të nxehta nisen në udhëtime të gjata duhet të jenë të pushuar, të bëjnë pauzë çdo dy deri në tre orë në kohëzgjatje prej të paktën 15 minutash, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të respektojnë rregullat e trafikut, veçanërisht kufizimet e shpejtësisë. Numri më i madh i aksidenteve rrugore ndodh për shkak të lodhjes ose shpejtësisë së papërshtatur. Nëse me këtë fushatë shpëtojmë të paktën një jetë njerëzore, atëherë ajo e ka përmbushur qëllimin e saj“, deklaroi Toshkovski.

Ai kujtoi se pas futjes së sistemit “One Stop” me Serbinë, koha e pritjes në pikën kufitare Tabanovc është zvogëluar ndjeshëm, pavarësisht se numri i udhëtarëve është rritur për 15 deri në 20 për qind.

Ministri bëri apel edhe te të gjithë drejtuesit vendas dhe të huaj që lëvizin nëpër Korridoret 8 dhe 10, duke theksuar se sistemi “Qytet i sigurt” tashmë funksionon dhe regjistron të gjitha shkeljet e trafikut.

„Çdo shkelje e bërë pas vënies së sistemit në funksion më 1 shkurt 2026 do të evidentohen dhe sanksionohen, pa marrë parasysh nëse automjeti ka targa maqedonase apo të huaja. Së shpejti do të fillojë edhe dërgimi praktik i gjobave për drejtuesit me targa të huaja, dhe kjo do të nisë pikërisht nga kjo pikë kufitare“, theksoi Toshkovski.

Ministri serb Ivica Daçiq vlerësoi se fushata është shembull i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal dhe porositi se mbrojtja e jetëve njerëzore mbetet prioriteti më i rëndësishëm.

„Apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë të pushuar dhe me përgjegjësi, veçanërisht kur nisen në udhëtime të gjata verore. Më e rëndësishmja është që secili të arrijë i sigurt në destinacionin e tij“, tha Daçiq.

Në kuadër të aksionit, drejtuesve të automjeteve që kalonin nëpër pikën kufitare Tabanovc u janë shpërndarë shishe me ujë, fletëpalosje edukative me këshilla për ngasje të sigurt dhe materiale informuese për parandalimin e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga lodhja.

Fushata është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të institucioneve maqedonase dhe serbe për përmirësimin e sigurisë në trafik dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror.

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Minçev i prezantoi reformat: Pagat në administratë do të rriten për 40 për qind, ushtrues detyre më vetëm gjashtë muaj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike
Next Article Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?