By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
MaqedoniTOP LAJM

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 11:36
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy viteve të kaluara u përballëm me sfida të shumta të sigurisë, por dëshmuam se me përkushtim, integritet dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mund të arrihen rezultate të dukshme, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski, i cili po jep llogari për punën e bërë gjatë dy vjetëve të kaluara, theksoi se MPB i fuqizoi kapacitetet institucionale dhe e avancoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi investuar në pajisje, trajnime dhe teknologji të reja. Raporti i sotëm nuk është vetëm një deklaratë shifrash, por një konfirmim faktik i punës dhe profesionalizmit të nëpunësve të policisë dhe të gjithë punonjësve në MPB. Jam i vetëdijshëm se ende ka shumë punë përpara nesh, siguria është proces që kërkon shumë përkushtim. Prandaj, do të vazhdojmë me të njëjtën energji, vizion të qartë dhe vendosmëri për të ndërtuar MPB moderne që do t’u përgjigjet sfidave”, theksoi Toshkovski.

Sipas tij, të jesh pjesëtar i MPB-së nuk është vetëm profesion, por nder dhe përgjegjësi.

“Qëndrojmë për çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Qëllimi ynë është shtet i sigurt, sistem i qëndrueshëm dhe institucione të fuqishme”, theksoi Toshkovski.

Ministri jep llogari për punën e bërë në Qendrën për Trajnim në Idrizovë. Dhe në këtë rast, duke folur në çdo segment të punës së policisë, ai porositi se nuk ka të paprekshëm dhe selektivitet, pa dallim të funksionit, pozitës dhe vendit të punës.

“Vetëm duke respektuar ligjet dhe duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë do të arrijmë rezultate”, nënvizoi Toshkovski.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Nën sanksionet e SHBA-së/ Cilat subjekte juridike nga Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Next Article Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota
Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?