By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transferimi i Bruno Guimaraes te Arsenali çështje e kryer – ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Transferimi i Bruno Guimaraes te Arsenali çështje e kryer – ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi
Sport

Transferimi i Bruno Guimaraes te Arsenali çështje e kryer – ja kur pritet të bëhet zyrtarizimi

admin
Last updated: 07/08/2026 16:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arsenali pritet të zyrtarizojë të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, marrëveshja tashmë është në fazën përfundimtare, pasi Guimaraes ka kryer me sukses testet mjekësore, ka nënshkruar kontratën dhe madje ka pozuar me fanellën e re të Arsenalit.

Transferimi pritet të jetë një prej goditjeve më të rëndësishme të “Topçinjve” në këtë afat kalimtar. Arsenali ka rënë dakord të paguajë rreth 75 milionë funte për shërbimet e 28-vjeçarit, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin londinez.

Largimi i tij nga Newcastle është konfirmuar praktikisht edhe nga trajneri i ri i klubit anglez, Matthias Jaissle, i cili zbuloi se vendimi për shitjen e brazilianit ishte marrë para se ai të merrte drejtimin e skuadrës.

“U takova me të shkurtimisht, por vendimi tashmë ishte marrë. Ai është një lojtar fantastik dhe një njeri i mrekullueshëm”, deklaroi Jaissle.

Trajneri i Newcastle gjithashtu paralajmëroi se klubi do të pësojë disa ndryshime në vazhdim, duke lënë të kuptohet se largimi i Guimaraes është pjesë e një riorganizimi më të gjerë të skuadrës.

Braziliani e nisi karrierën evropiane te Lyon, përpara se të transferohej te Newcastle, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Athletico Paranaense në Brazil.

Te Arsenali, Guimaraes mund të marrë fanellën me numrin 39, numër që e ka mbajtur edhe gjatë periudhave të ndryshme te Athletico Paranaense, Lyon dhe Newcastle./Telegrafi/

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rexhepi: Çdo ditë nga një nënçmim i ri, çdo javë nga një degradim i ri
Next Article Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?