By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre thirrje kyçe për artistë, ekspertë dhe vlerësues për “Shkup 2028”: Mbështetja është nga 3.000 deri në 150.000 euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tre thirrje kyçe për artistë, ekspertë dhe vlerësues për “Shkup 2028”: Mbështetja është nga 3.000 deri në 150.000 euro
Maqedoni

Tre thirrje kyçe për artistë, ekspertë dhe vlerësues për “Shkup 2028”: Mbështetja është nga 3.000 deri në 150.000 euro

admin
Last updated: 21/08/2026 12:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Fondacioni “Kryeqyteti Evropian i Kulturës – Shkup 2028” i hapi tre thirrjet e para të rëndësishme publike me të cilat fillon procesi i krijimit të programit zyrtar të Shkupit 2028.

Bëhet fjalë për thirrje për dorëzimin e propozimeve të projekteve, për angazhimin e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë për mbështetje këshillimore dhe programore, si dhe për zgjedhjen e vlerësuesve të pavarur vendorë dhe ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në vlerësimin e propozimeve të projekteve, përmes të cilave njëkohësisht vendoset mekanizëm profesional dhe i pavarur për përgatitjen dhe vlerësimin e programit.

Thirrja e parë është e destinuar për artistë, organizata kulturore, institucione publike, universitete, organizata qytetare, profesionistë kreativë, operatorë kulturorë, përfaqësues të industrive kreative dhe komunitete lokale nga Maqedonia, vendet anëtare të BE‑së dhe vende të tjera të përshtatshme për pjesëmarrje në program, të cilët kanë ide projekti që mund të bëhet pjesë e programit zyrtar të “Shkup – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”.

Projektet ndahen në tre kategori sipas përmasës dhe vlerës financiare: për projekte të vogla mbështetja është nga 3.000 deri në 9.999 euro, për projekte të mesme nga 10.000 deri në 24.999 euro, ndërsa për projekte të mëdha nga 25.000 deri në 150.000 euro.

Thirrja e dytë është për ekspertë të pavarur vendorë dhe ndërkombëtarë që do të përfshihen në Regjistrin e ekspertëve për mbështetje këshillimore dhe programore të programit “Shkup 2028”. Ata do të angazhohen sipas fushës së ekspertizës profesionale dhe nevojave të Fondacionit në faza të ndryshme të zhvillimit dhe realizimit të programit.

Thirrja e tretë është për ekspertë të pavarur – vlerësues, vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë e Regjistrit të vlerësuesve të pavarur të Shkupit 2028. Detyra e tyre do të jetë të vlerësojnë në mënyrë të pavarur, objektive dhe profesionale propozimet e projekteve të dorëzuara në kuadër të thirrjeve publike.

Drejtori i Fondacionit, Marjan Cvetkovski, theksoi se me hapjen e këtyre thirrjeve fillon një nga fazat më të rëndësishme në përgatitjen e Shkupit 2028 dhe ftoi artistët, organizatat dhe ekspertët të dorëzojnë idetë dhe projektet e tyre, duke theksuar se synimi është krijimi i një programi cilësor dhe bashkëkohor me hapësirë për ide të ndryshme, shprehje artistike dhe partneritete, por edhe kritere profesionale të qarta në procesin e përzgjedhjes.

Programi i Shkupit 2028 ndërtohet në frymën e motos “Culture Over Division”, me fokus te kultura si hapësirë për bashkëpunim, lidhje dhe krijim partneritetesh të reja mes njerëzve, komuniteteve dhe skenës kulturore evropiane.

Detajet për kushtet e pjesëmarrjes, kriteret, afatet dhe mënyrën e aplikimit për të gjitha thirrjet janë të publikuara në faqen zyrtare të Fondacionit: www.skopje2028.mk.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste
Next Article Milanov dhe Serafimovski në Serbi: Forcimi i bashkëpunimit dhe lehtësimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve ndërmjet dy vendeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?