By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tre udhëtime me çarter, Veliaj: Dy turistike kur isha 24 vjeç, i treti për të takuar kryebashkiakun e Kievit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tre udhëtime me çarter, Veliaj: Dy turistike kur isha 24 vjeç, i treti për të takuar kryebashkiakun e Kievit
Shqipëri

Tre udhëtime me çarter, Veliaj: Dy turistike kur isha 24 vjeç, i treti për të takuar kryebashkiakun e Kievit

admin
Last updated: 19/02/2025 16:03
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën “Arrest me burg” me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe me vendim të Gjykatë Speciale Antikorrupsion, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Veliaj i cilëson “zhgënjim” provat kundër tij, duke theksuar se ato janë  njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë.

“Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerekmilion votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në SPAK me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!”, shkruan Veliaj.

Reagimi i plotë i kryebashkiakut Erion Veliaj:

Mirëdita të gjithëve nga burgu i Durrësit, ku tamam si te libri monumental i Franz Kafkës, “Procesi”, gjendem prej një jave pa e ditur jo vetëm pse, po as kush janë ata që më akuzojnë.

Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”.

Shumë kam dëgjuar “mbaje mirë, është koha e tyre, mos u dil përballë, hapi rrugë se janë të ligj, janë të kompleksuar, janë budallenj, etj., etj.”.

Unë këtë nuk e pranoj dot sot, se nuk e kam pranuar kurrë këtë logjikë dhe rruga ime më ka sjellë jo pak të ligj e “budallenj” përballë, se për mua dikush që ka dështuar në violinë, ka dështuar në shkollim, ka dështuar në profesion, por ka pasur sukses në karrierë dhe në ndërtim, vetëm budalla nuk është, sado i lig, injorant, i kompleksuar të jetë! Shejtanbudalla po.

Për shembull, shikoni se sa prej sigurimsi është strategjia banale e shejtanbudallait, që m’u qep mua me një letër anonime (autori i të cilës nuk çuditem të jetë Ols Angoni ose Nesti Dado, po ky është thjesht dyshim i arsyeshëm jo provë):

- Advertisement -
Ad imageAd image
  1. Koordino me llumin në politikë dhe media, që ‘shënjestra’ të bëhet baltë para se të menderoset dhe unë u sulmova në 10 muajt e fundit, si të ishte akti final i një teatri sulmesh që zgjatën 10 vite rresht, që nga këndi i lodrave tek Astiri, Teatri, Pazari e Bulevardi. A e imagjinoni që kam ndërtuar 45 shkolla mes sherrit dhe 109 çerdhe mes dhunës? Ky nuk është ekzagjerim.
  2. Rrëmo në dollapin e gruas, në shtëpinë e nënës dhe vjehrrës, në biznesin e vëllait, në telefonët e në punët e shokëve, në aktivitetet e kompanive që punojnë në Tiranë, në galeritë e artit e në depot e shfaqjeve teatrore, krijo ‘biografinë e keqe’ të një njeriu që pastaj, edhe ty vetë, si palaço me titullin prokuror, të duket sikur ka qenë i dënuar më parë.
  3. Ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, që hynë e dalin në SPAK si në redaksi dhe marrin gjetjet hetimore të biografisë, që pastaj i hedhin në shesh si mish të gjallë, ku turren llapaqenërit veteranë.
  4. Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, që të mos ketë mundësi të mbrohet me fjalë, teksa e mbyt llapaqenëria me lehje, jargë e pështymë dhe sigurisht arrestoje pa gjyq, madje pa statusin e të pandehurit, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova.
  5. Këtu mos u ndal, hap vagonin e trenit dhe hidh kocka nga ato që ke mbledhur në dosje për të ushqyer qentë, që të mbushet dheu me qenëri që kërkon varjen në litar të këtij ‘qenit që punon’ dhe meqë s’iu gjet as korrupsion e as para e fshehur gjëkundi, iu mor gruaja e iu bë leckë fustanësh 800 mijë euro – një sajesë që edhe e vetme mjafton për të kuptuar se pse e kanë marrë Ols Violinën në Spak në shkelje të ligjit.

Ja një shembull, se si violinisti dështak përdor teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione:

Në dosjen e tij skandaloze fjala “çarter” përdoret për 3 raste, nga të cilat dy janë udhëtime në Turqi, në datat 13.08.2004 (në Antalia) dhe 04.08.2006 (në Bodrum).

Pra, kur unë kam qenë 24 dhe 26 vjeç, 10 vjet përpara se të merresha me politikë! Edhe pse iu sqarua se janë dy udhëtime me Sava Tours, me 300 vetë në avion, nga ato pushimet ekonomike që bën gjithë mileti, ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Udhëtimi i tretë që citohet në dosje, i datës 25-27.10.2021, lidhet me një vizitë në Kiev, me një linjë të ngjashme (Sky Up), e cila sillte turistë ukrainas në Tiranë, para Luftës, me të cilën kam fluturuar për një takim zyrtar me kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko.

Pra, logjika e pervit thotë: Po e pranove se bëri dy javë pushime normale ekonomike, kur ishte 24 dhe 26 vjeç, dhe takoi kryetarin e Bashkisë së Kievit të iku zogu nga dora, ndërsa po ia qëndise qenit “se ka udhëtuar me çarter që i vogël” natyrisht që gjyqi popullor do të kërkojë litarin për të!

Çfarë zhgënjimi që këto nivele qesharake të provës, njësoj si ato të prokurorive e gjykatave kriminale të komunizmit për agjitacion e propagandë, jo vetëm mbajnë vulën e drejtësisë së re, por janë tanimë arsye pse çerek milionë votat e mia u shkelën me këmbë, ndërsa një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në Spak me mik, u bënë shkak që unë t’i them këto nga burgu! Pa gjyq!

Ju përshëndes me mall dhe kokën lart, se shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë! Gjallë jo njëherë.

 

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PD: Dënojmë kërcënimet online dhe fizike të gazetarëve, janë me prapavijë politike
Next Article Shqipëri-Kuvajt, Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive diplomatike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?