By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëri-Kuvajt, Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive diplomatike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëri-Kuvajt, Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive diplomatike
Shqipëri

Shqipëri-Kuvajt, Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive diplomatike

admin
Last updated: 19/02/2025 16:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me ftesë të homologut të tij, Abdullah Ali Al-Yahya, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy-ditore në Kuvajt.

Vizitën e ka nisur me një takim produktiv me Sheikh Fahad Yousef Saud Al-Sabah, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Brendshëm i Kuvajtit, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve rajonale dhe forcimit të bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi, ka pasur gjithashtu shkëmbime të frytshme mbi mundësitë ekonomike dhe tregtare, duke vlerësuar mbështetjen e Kuvajtit për projektet infrastrukturore në Shqipëri.

Në takimin me homologun e tij, Abdullah Ali Al-Yahya, dy ministrat kanë theksuar lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe kanë shqyrtuar mënyrat e mundshme për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç.

Në lidhje me takimin, ministri Hasani u shpreh se, “ramë dakord për të inkurajuar më shumë shkëmbime në të ardhmen, edhe nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, për të forcuar më tej partneritetin tonë. Përsërita gatishmërinë e Shqipërisë për investimet direkte kuvajtiane, veçanërisht në energji, infrastrukturë, bujqësi dhe teknologji të avancuar. Gjithashtu, nënshkruam bashkërisht një Memorandum Mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit mes akademive tona diplomatike, me qëllim krijimin e mundësive të trajnimit për diplomatët e rinj”.

Gjatë kësaj vizite dy-ditore, ministri Hasani ka zhvilluar edhe takime të rëndësishme të karakterit ekonomik e tregtar.

Gjatë takimeve është theksuar rëndësia e forcimit të kuadrit ligjor institucional që nxit rritjen e bashkëpunimit ekonomik-tregtar mes dy vendeve, si dhe ka theksuar se Shqipëria paraqet një potencial të lartë për investimet e huaja kuvajtiane në vendin tonë, duke marrë parasysh popullsinë e saj të re pro-evropiane, legjislacionin e favorshëm për investimet e huaja dhe pozicionin e shkëlqyer gjeografik.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tre udhëtime me çarter, Veliaj: Dy turistike kur isha 24 vjeç, i treti për të takuar kryebashkiakun e Kievit
Next Article Apeli i Posaçëm nuk i kthen sendet e sekuestruara Ajola Xoxës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?