Në 11 muajt e vitit 2024, vlera e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 39.79 trilionë juanë (5.49 trilionë dollarë), me një rritje prej 4.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave doganore të publikuara të martën.
Ndër to, eksportet arritën në 23.04 trilionë juanë, ndërsa importet 16.75 trilionë juanë, duke u shtuar përkatësisht 6.7 e 2.4 për qind.
Rritja ishte e ndjeshme veçanërisht në tregtinë e përgjithshme dhe tregtinë e përpunimit. Në 11 muajt e ketij viti vlera e përgjithshme e tregtisë së Kinës ishte 25.5 trilionë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind, duke zënë 64.1 për qind të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme. Gjatë së njëjtës periudhë vlera e tregtisë së përpunimit ishte 7.22 trilionë juanë, duke u shtuar 3.6 për qind dhe duke përbërë 18.1 për qind të vlerës së përgjithshme.
Katër partnerët kryesorë tregtarë të Kinës ishin ASEAN-i, BE-ja, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut, me një rritje të tregtisë dypalëshe me to përkatësisht 8.6 për qind, 1.3 për qind, 4.2 për qind dhe 6.3 për qind.
Në nëntor, Kina njoftoi një sërë masash politike për të nxitur rritjen e qëndrueshme të tregtisë së jashtme. Ministria e Tregtisë, Administrata e Përgjithshme e Doganave dhe departamente të tjera kanë shpallur po ashtu masa specifike për të përshpejtuar zhvillimin e integruar të tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme, për të optimizuar më tej mjedisin e biznesit në porte e për të lehtësuar zhdoganimin për ndërmarrjet.
