By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Tronditje në Myftininë e Strugës” / Besimtarët e Strugës me kalzim penal ndaj të vetëshpallurit krye-imam i Strugës Abdulkadri Shei!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Tronditje në Myftininë e Strugës” / Besimtarët e Strugës me kalzim penal ndaj të vetëshpallurit krye-imam i Strugës Abdulkadri Shei!
MaqedoniTOP LAJM

“Tronditje në Myftininë e Strugës” / Besimtarët e Strugës me kalzim penal ndaj të vetëshpallurit krye-imam i Strugës Abdulkadri Shei!

admin
Last updated: 01/02/2025 16:33
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 1 shkurt – Qytetarët e Strugës të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtar të Myftinisë së Strugës dhe juristë kanë bërë kallëzim penal ndaj Bashkësisë Fetare Islame më saktësisht ndaj Myftinisë së Strugës dhe personit zyrtar Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mosrespektim të Kushtetutës së BFI-së, shkruan Zhurnal.mk.

Më tej, në Kallëzimin penal thuhet se arsye e gjithë kësaj është pikërisht keqpërdorimi i detyrës, mosrespektimi i Kushtetutës së BFI etj.

“Ne, xhemati dhe një pjesë e anëtarëve të Myftinisë së qytetit të Strugës dhe rrethinës, kërkojmë respektimin e Kushtetutës së BFI-së dhe të Kushtetutës së RMV-së nga personat e autorizuar në Myftininë e Strugës, thuhet mes tjerash në Kallëzimin penal të qytetarëve të Strugës ndaj BFI dhe Myftinisë së Strugës drejtuar Prokurorisë së Strugës dhe Shkupit.

Kallëzimi penal në vazhdim:
Nga: Qytetarë të Strugës – të besimit islam, të punësuar në kuadër të BFI-së, anëtarë të Myftinisë dhe juristë.

Kundër:
BASHKËSIA FETARE ISLAME e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, Njësia organizative
Myftinia e BFI-së në RMV – Strugë. Përfaqësues i autorizuar: Adi Murtishi nga fshati Ladorishtë.

Për veprën penale:

  • Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe mosrespektim të Kushtetutës së BFI-së dhe Kushtetutës së RMV-së,
  • Bazuar në nenin 29 të Kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame,
  • Përçarje / Konflikt midis anëtarëve të Myftinisë, personelit të BFI-së dhe
    xhematit.

Ne, xhemati dhe një pjesë e anëtarëve të Myftinisë së qytetit të Strugës dhe rrethinës, kërkojmë
respektimin e Kushtetutës së BFI-së dhe të Kushtetutës së RMV-së nga personat e autorizuar në
Myftininë e Strugës.

Të gjitha vendimet e paligjshme të marra nga myftiu dhe ekipi i tij janë të papranueshme
për ne.

Sipas nenit 29 të Kushtetutës së BFI-së:
“Kryeimami emërohet nga Reisul-Ulema me propozim të Myftinisë. Kryeimami duhet të ketë përfunduar arsim të lartë islam.” Shkelja e nenit 29 të Kushtetutës së BFI-së nga Myftiu Adi Murtişi, i cili ka zgjedhur Kryeimamin të qytetit të Strugës dhe rrethinës me vendim të njëanshëm, domethënë pa emërim zyrtar nga Reisul-Ulema dhe pa propozim nga anëtarët e Myftinisë. Kryeimami është zgjedhur pa shpallje konkursi për vendin e punës, pa mendimin e anëtarëve të tjerë të Myftinisë dhe punonjësve të tjerë në kuadër të BFI-së. Nuk është diskutuar për kandidatët e mundshëm të kualifikuar për këtë pozitë dhe nuk është shqyrtuar nëse Abdulkadri Sheji është i kualifikuar për Imamin Kryesor. Kërkesa jonë drejtuar organeve kompetente është që të ndërmerren masat e duhura për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht nenit 29 të Kushtetutës së BFI-së, i cili thekson: “Kryeimami duhet të ketë përfunduar arsim të lartë islam.” Ne, xhemati i Strugës dhe rrethinës, jemi të informuar edhe nga vetë Abdulkadri Sheji, i cili kryen funksionin e Kryeimamit, ai nuk ka përfunduar arsim të lartë islam (madje as arsim të lartë në përgjithësi), dhe si i tillë, sipas nenit 29 të Kushtetutës së BFI-së, nuk është i kualifikuar për këtë pozitë. Ne kërkojmë nga Myftiu dhe Myftinia e Strugës përgjegjësi para organeve kompetente të BFI-së dhe institucioneve të drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe sqarim mbi bazë të cilave kritere Abdulkadri Sheji është shpallur Kryeimam. Ne, xhemati, kërkojmë që personat e autorizuar të BFI-së si funksionarë fetarë të jenë shembull për respektimin e Kushtetutës së BFI-së dhe RMV-së, dhe që Myftinia e Strugës të jetë një institucion i drejtë, pa ndikime nga faktorë të jashtëm. Në Myftininë e Strugës, Myftiu Adi Murtişi ka punësuar persona të pakualifikuar për pozitat e tyre, duke ndikuar negativisht tek xhemati, këshillat, anëtarët e Myftinisë dhe një pjesë e madhe e imamëve të Strugës dhe rrethinës. Kjo mënyrë e funksionimit ka krijuar hapësirë për konflikte dhe përçarje midis imamëve, duke dëmtuar unitetin e tyre dhe të këshillave të xhematit në Strugë. Për mosrespektimin e Kushtetutës së RMV-së dhe Kushtetutës së BFI-së, përkatësisht për shkeljet e lartpërmendura, do të informohen edhe: Prokuroria Publike e Shkupit, Komisioni për Procedurë Disiplinore, Faktori Ndërkombëtar, Parlamenti i RMV-së, Ministria e Drejtësisë së RMV-së, Ambasada e SHBA-së, Misioni i OSBE-së, Bashkimi Evropian,dhe organet kompetente për shpërdorimin e funksionit.

Bashkangjitur:
Kopje e ankesës së parë,dëshmi nga statuset e publikuara në faqen zyrtare në Facebook të Myftinisë së Strugës, ku Abdulkadri Sheji paraqitet si Kryeimam.

SHËNIM:
E njëjta shkelje nga Myftinia e qytetit të Strugës është raportuar në BFI dhe në Prokurorinë Publike më 26.08.2024, por nuk janë ndërmarrë asnjë masë. Abdulkadri Sheji vazhdon të prezantohet si Kryeimam i qytetit të Strugës.”.

abdulkadri sheji (1)Download

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përmbytjet në Durrës, të paktë 273 banesa të dëmtuara
Next Article BDI në krizë identiteti: Kopjon Lëvizjen Demokratike për të mbajtur vëmendjen!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?