By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump dhe Meloni besojnë se SHBA dhe BE mund të arrijnë marrëveshje tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump dhe Meloni besojnë se SHBA dhe BE mund të arrijnë marrëveshje tregtare
Bota

Trump dhe Meloni besojnë se SHBA dhe BE mund të arrijnë marrëveshje tregtare

admin
Last updated: 17/04/2025 19:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë shprehur tone optimiste mbi perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje tregtare nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) në mes të goditjes globale të tarifave nga presidenti amerikan, raporton Anadolu.

Tregtia pritet të mbizotërojë bisedimet, me kryeministren Meloni që u përcaktua nga BE-ja për të udhëhequr negociatat për një marrëveshje që është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Trumpit për vendosjen e tarifave të paktën 10 për qind ndaj kombeve në mbarë botën.

BE-ja u godit me një normë take prej 20 për qind, por si dhjetëra vendeve të tjera edhe bllokut evropian iu dha një pezullim 90-ditor për të lejuar negociatat.

Trump tha se ai “nuk po nxiton” për të arritur marrëveshjen, por theksoi se “100 për qind beson se do të ketë një marrëveshje tregtare”.

“Sigurisht, do të ketë një marrëveshje tregtare. Shumë, ata duan ta bëjnë një, shumë. Dhe, ne do të bëjmë një marrëveshje tregtare. Unë plotësisht e pres atë, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, u tha Trump gazetarëve gjatë pritjes së kryeministres Meloni në Shtëpinë e Bardhë për një drekë pune.

Mendimit të presidentit amerikan i bëri jehonë edhe kryeministrja italiane, e cila tha se është e sigurt se mund të arrihet një marrëveshje.

“Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë”, tha Meloni.

Pauza 90-ditore e Trumpit do të përfundojë më 9 korrik, duke i shtuar gravitetin bisedimeve me kombet në mbarë botën.

Dje, Japonia dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë për negociatat në të cilat Trump mori pjesë dhe ishte në të njëjtën mënyrë optimist pasi ato përfunduan.

Trump tha se ai ka besim se SHBA-ja po ashtu do të jetë në gjendje të “bëjë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën”.

Meloni pritet të kthehet në Romë më vonë dhe nesër do të presë zv/presidentin amerikan JD Vance për një vizitë zyrtare shtetërore.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 32-vjeçarja rrëmbehet dhe përdhunohet për 5 ditë, arrestohet një person
Next Article Raporti i ESHR-së: 7 kandidatët për president kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro për fushatë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?