By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump përballet me Gjykatën e Lartë, kërkon të rikthejë kufizimet për votimin me postë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump përballet me Gjykatën e Lartë, kërkon të rikthejë kufizimet për votimin me postë
Bota

Trump përballet me Gjykatën e Lartë, kërkon të rikthejë kufizimet për votimin me postë

admin
Last updated: 28/07/2026 11:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 28 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të SHBA-së, të lejojë administratën e tij të zbatojë një urdhër ekzekutiv, që shtrëngon rregullat për votimin me postë dhe krijon lista federale për verifikimin e të drejtës së votuesve, vetëm pak muaj para zgjedhjeve të mesmandatit.

Departamenti amerikan i Drejtësisë paraqiti dje një kërkesë urgjente, për të pezulluar vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte bllokuar mbledhjen e të dhënave për votuesit dhe zbatimin e rregullave të reja, për votimin me postë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Një gjykatë federale apeli kishte lënë në fuqi këtë vendim, duke argumentuar se Trump kishte tejkaluar kompetencat e tij.

Sipas Kushtetutës amerikane dhe ligjeve federale, organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve është përgjegjësi e shteteve amerikane, dhe jo e presidentit.

Gjykata tha se presidenti nuk mund t’i vendosë këto ndryshime, vetëm me urdhër ekzekutiv, pa një autorizim të qartë nga Kongresi amerikan.

Palët që e kundërshtojnë urdhrin – kryesisht shtete të drejtuara nga demokratët dhe Distrikti i Kolumbias – kanë afat deri më 3 gusht për t’iu përgjigjur kërkesës së administratës Trump.

Çfarë parashikon urdhri i Trump?

Urdhri ekzekutiv, i firmosur në mars, u kërkonte autoriteteve amerikane të imigracionit dhe të sigurimeve shoqërore, të krijonin lista me shtetasit amerikanë, që jetojnë në secilin shtet.

Ai synonte gjithashtu, që Shërbimi Postar Amerikan t’u dërgonte dokumentet për votim me postë vetëm personave të regjistruar si votues; vendosjen e rregullave më të rrepta për regjistrimin e votuesve si dhe kërkimin e dokumenteve që vërtetojnë identitetin dhe shtetësinë amerikane.

Sipas organizatës jopartiake Konferenca Kombëtare e Legjislaturave të Shteteve, aktualisht votuesit në 36 nga 50 shtetet amerikane, duhet të paraqesin një formë identifikimi gjatë votimit.

Trump argumenton se ndryshimet, do t’i bëjnë zgjedhjet më të drejta dhe do të pengojnë votimin, nga persona që nuk janë shtetas amerikanë.

Kundërshtarët e tij thonë se rastet e votimit, nga persona pa të drejtë vote, janë shumë të rralla dhe paralajmërojnë se rregullat e reja, mund të pengojnë votues të ligjshëm që nuk kanë dokumente të gatshme, si pasaportë ose certifikatë lindjeje.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, vetëm rreth gjysma e qytetarëve amerikanë kanë pasaportë.

Në zgjedhjet e nëntorit do të zgjidhen të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe rreth një e treta e Senatit amerikan.

You Might Also Like

Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

Viktima dhe dëme materiale pas tërmetit 7,1 ballë Rihter

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt Konsullatës Amerikane në Toronto

Çështja e “mbikapacitetit”, temë e nxehtë midis Kinës dhe SHBA-së

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?
Next Article Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?