By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vjedhje nafte në NQP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin nga puna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vjedhje nafte në NQP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin nga puna
Maqedoni

Vjedhje nafte në NQP-në e Shkupit, kapen dy punonjës, Gjorgjievski paralajmëron largimin nga puna

admin
Last updated: 28/11/2026 15:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve në bazën e Ndërmarrjes në Gjorçe Petrov. Rasti është zbuluar mbrëmjen e 26 nëntorit nga kontrolli i brendshëm i NQP-së, ndërsa menjëherë është njoftuar policia.

“Më datë 26.11.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup është raportuar se në NQP – Baza në Gjorçe Petrov, dy punonjës kanë kryer vjedhje të naftës nga pompa për furnizimin me naftë të autobusëve, e cila ndodhet brenda hapësirave të ndërmarrjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës” thanë nga MPB

Të dyshuar janë dy punonjës të ndërmarrjes.Ata dyshohet se kanë vjedhur naftë.Pas dokumentimit të rastit dorëzojmë kallëzim përkatës

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili bëri të ditur se punonjësit janë kapur nga kontrolli i brendshëm dhe se do të largohen nga puna. Ai pret që Prokuroria Publike të hapë procedurë dhe përgjegjësit të japin llogari para ligjit.

“Çdo litër naftë në ato garazhe është paguar me paratë tuaja, që autobusët e NQP-së t’ju çojnë në punë, në shkollë dhe në shtëpi. Obligimi im është të mbroj çdo denar tuajin. Kushdo që guxon të përvetësojë paratë tuaja, do të sanksionohet. Pa përjashtim!” deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar I Qytetit të Shkupit

Punonjësit janë zbuluar nga kontrolli i brendshëm i NQP-së.Punonjësit do të largohen nga puna. Prokuroria, procedurë për rastin.Keqpërdorimi i parasë publike nuk do të tolerohet

Rasti vjen vetëm pak ditë pasi Gjorgjievski kishte folur për kontrollet e shtuara në NQP dhe kursimet e realizuara në shpenzimet për karburantet. Sipas tij, gjatë këtij viti janë kursyer mbi gjysmë milioni euro për naftë, ndonëse në qarkullim janë nxjerrë rreth 50 autobusë më shumë. Për parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme, Gjorgjievski tha se automjetet e ndërmarrjeve publike janë pajisur me GPS dhe pajisje për matjen e karburantit. Ndërkohë, deri më tani nuk është bërë e ditur se sa litra naftë dyshohet se janë vjedhur në rastin e fundit. As MPB-ja dhe as kryetari i Shkupit nuk kanë dhënë detaje për sasinë e karburantit, ndërsa identitetet e punonjësve nuk janë publikuar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska
Next Article Mexhiti merr pjesë në festën e 28 Nëntorit dhe Ditën e Shkollës në “Ismail Qemali” në Çair

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?