By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U sulmuan me thikë nga një i panjohur, flet dëshmitari për rastin që ndodhi para shtëpisë së tij në Ferizaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > U sulmuan me thikë nga një i panjohur, flet dëshmitari për rastin që ndodhi para shtëpisë së tij në Ferizaj
Kronika

U sulmuan me thikë nga një i panjohur, flet dëshmitari për rastin që ndodhi para shtëpisë së tij në Ferizaj

admin
Last updated: 12/11/2024 10:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Katër persona janë therur me thikë ditën e hënë në Ferizaj, viktimat raportohet se ishin kalimtarë rasti ndërsa janë sulmuar nga një burrë, i moshës rreth  59 vjeç.

Viktimat janë sulmuar në tri lokacione të ndryshme nga i dyshuari, transmeton Telegrafi.

Policia njofton se viktimat po trajtohen në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari po ashtu është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe një dëshmitar rasti, i cili në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një nga sulmet ka ndodhur pikërisht para shtëpisë së tij.

Jeton Emini, ka shkruar se një person i panjohur ka sulmuar për arsye të panjohura dy vajza të mitura, të cilat ishin mysafirë te axha i tij.

“Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15, ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeç), i cili për arsye ende të panjohura i ther dy vajza të mitura (të cilat ishin mysafir nga Podujeva tek axha im) dhe therjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime. Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjetër (mashkull rreth moshes 30 vjeç), gjithashtu sipas informacioneve që kam marrë një tjetër therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit.Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “E vetmja gjë që mund t’iu informojë momentalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas shërbimeve spitalore, ndërsa vajza tjetër dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë”.

Lidhur me rastin, ka pasur reagime edhe nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka dënuar sulmin që ka ndodhur ditën e hënë.

You Might Also Like

Vajza e mitur parandalon sulmin fizik të babait ndaj nënës

Djali kërcënon nënën 70-vjeçare dhe vëllaun

Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për trafik të paautorizuar të drogës

Ndalohet një 25-vjeçar nga Shtipi, është kapur duke i vënë flakën barit të thatë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mosmarrëveshjet përshkallëzohen në dhunë, tre persona theren me thikë brenda një dite në Prishtinë
Next Article Siljanovska- Alexander De Croo: RMV ka bërë përparime, tani BE duhet të bëjë diçka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?