By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Maqedoni

Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale

admin
Last updated: 07/08/2026 16:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – 19 pacientë kanë kërkuar ndihmë në repartin e infektologjisë dhe 14 në pediatrinë në Gostivar me simptoma të dhimbjes së barkut, diarresë si dhe plogështi në trup. Të njëjtët, pas ekzaminimit, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa dy raste me simptoma më të rënda janë shtuar në spital. Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, për TV21 tha se këto shifra janë krejtësisht normale për këtë stinë dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë virus apo diçka të ngjashme.

“Brenda 24 orëve të fundit, në repartin e infektologjisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm 11 pacientë, ndërsa në repartin e pediatrisë kanë kërkuar ndihmë vetëm 14 pacientë. Domethënë, kemi një rënie mjaft të dukshme të numrit të pacientëve. Ndërkohë, në repartin e infektivologjisë kemi vetëm dy raste të hospitalizuara, me simptoma të lehta. Ata do të qëndrojnë aty dy deri në tre ditë dhe më pas do të lëshohen për në shtëpi”, tha Emri Bajrami – drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Por përse ndodh që edhe përkundër deklaratave se uji mund të përdoret për pastrim si dhe alarmeve për të mos e konsumuar atë, të ketë ende raste të prekura nga uji i ndotur në Gostivar? Drejtori Bajrami thotë se kjo mund të lidhet edhe me viruset stinorë.

“Kjo tani mund të lidhet edhe me virozat sezonale, pasi edhe në vitet e tjera ka pasur raste të tilla. Megjithatë, bilanci nuk është më i lartë se në vitet e kaluara”, shtoi Emri Bajrami – drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Edhe përkundër rënies së numrit të të prekurve nga uji i ndotur në Gostivar dhe stabilizimit të situatës, gjendja e krizës vazhdon ende. Po ashtu vazhdon edhe marrja e përditshme e mostrave të ujit, deri në daljen negative të përmbajtjes së baktereve në tre kontrolle rresht, pas së cilës pritet të jepet leja për konsumimin e ujit.

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Në rrethana të tilla s’kemi arsye të takohemi
Next Article Në Shkup një i panjohur I ndihmoi të nxjerrë para nga bankomati, pastaj e grabiti
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?