By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës
Shqipëri

UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

admin
Last updated: 27/10/2026 10:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale.

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale ofron një mundësi për të nderuar përpjekjet e specialistëve të cilët ruajnë materiale që mund të jenë në rrezik humbjeje. Kjo ditë botërore shërben për të rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi nevojën për të ndërmarrë masa urgjente, si dhe për të njohur rëndësinë e dokumenteve audiovizuale.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore është “Dritarja juaj drejt botës”, duke vënë në pah rolin thelbësor të trashëgimisë audiovizive në marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes shoqërive anembanë botës.

Në një komunikatë të UNESCO-s, thuhet se, “arkivat audiovizuale rrëfejnë histori rreth jetëve dhe kulturave të njerëzve nga e gjithë bota. Ato përbëjnë një trashëgimi të paçmueshme, e cila është një pohim i kujtesës sonë kolektive dhe një burim i vlefshëm dijeje, pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, shoqëror dhe gjuhësor të komuniteteve tona”.

Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe garantimi që ajo të mbetet e prekshme për publikun dhe brezat e ardhshëm, është një qëllim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës, si dhe për publikun e gjerë. Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Digjitalizimi i historisë sonë të përbashkët në UNESCO” pikërisht me këtë qëllim.

Në këtë mënyrë, kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi që shtetet anëtare të UNESCO-s të vlerësojnë arritjet e tyre në zbatimin e “Rekomandimit të vitit 2015 mbi Ruajtjen dhe Qasjen në Trashëgiminë Dokumentare, përfshirë edhe në formë digjitale”.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”
Next Article Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?